Blog

Me anë të tabletit tuaj ju mund të eksperimentoni realitetin virtual

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Me anë të tabletit tuaj ju mund të eksperimentoni realitetin virtual

tablet-virtualTë gjithë e dinim se kjo do të ishte thjesht një çështje kohe. iPadi është përshtatur kohët e fundit për të përmbushur qëllime nga më të ndryshme e më të çuditshme. Së fundmi një sërë organizatash dhe individësh janë përpjekur të krijojnë syzet me të cilat përdoruesit mund të shohin realitetin virtual.

Ty tendencat më të fundit janë: AirVR është një projekt pilot Kickstarter nga firma e projektimit Metatecture në Toronto që kërkon mbështetje financiare prej 20.000$ për të krijuar disa aksesorë që mund të konvertojnë iPadin Mini-in tuaj dhe një mënyrë për kthimin e iPhone 6 në një pajisje të realitetit virtual.

Kjo gjë funksionon ashtu si të gjithë e kishin menduar. Në një pajisje që vendoset në kokën tuaj vendosni iPad-in apo iPhone-in.

Pajisja ka dy lente, një për syrin e majtë dhe një për të djathtin. Metatecture ka njoftuar se tashmë ka krijuar disa aplikacione fillestare dhe se pajisja nuk përdor ndonjë nga portat e smartfonit apo tabletës suaj kështu që ju mund ti bashkëngjisni këtyre të fundit aksesorë të tjerë si kufje apo kontrollor për video game.

Në qoftë se gjithçka ecën sipas planeve kompania thotë se do ta hedhë AirVR në shitje në vitin 2015 për 49 $ me moton “AirVR sjell tek ju magjinë e realitetit virtual kudo që të jeni!” (PCWorld Albanian)

Tags >

AirVR
Lajmet e fundit>