Lajmet

Me aplikacionin Disk Diag pastroni diskun tuaj në Mac shpejt dhe lehtë

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Me aplikacionin Disk Diag pastroni diskun tuaj në Mac shpejt dhe lehtë

ku-bigpicOS X: Nëse keni një disk që është i mbushur me skedarë të mëdhenj e të panevojshëm, ju mund t’i fshini ata shpejt me Disk Diag.

Aplikacioni në shpejtësi i gjen “fajtorët”, kështu që mund të merrni hapësirën shtesë që ju nevojitet.

Disk Diag do të largojë skedarët e panevojshëm shumë shpejt. Hapeni aplikacionin, shkoni tek ai në folderin tuaj fillestar dhe do ta bëjë një skanim të shpejt.

Në pak momente, ai do të tregojë për shumë gjëra të cilat arrin të fshijë dhe iu bën me dije se sa hapësirë ju kursen nëse e bëni fshirjen.

Ju mbase mund të humbisni disa gigabyte cache dhe gjëra të tjera, por Disk Diag do të kërkojë edhe për skedarët e mëdhenj që zënë hapësirën në makinën tuaj.

Nëse i bëni këto kontrolle, atëherë janë gjasat e mëdha që do të kurseni edhe më tepër. Me pak fjalë, kjo mund të jetë një mjet i përshtatshëm që mund të ndihmojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>