Lajmet

Me aplikacionin EasyDownloader shkarkoni foto e video në Android nga Instagram

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Me aplikacionin EasyDownloader shkarkoni foto e video në Android nga Instagram

Të gjithë kemi fotot e videot e preferuara në Instagram e një pjesë të tyre duam t’i kemi dhe në kompjuter. Me fotot është relativisht e lehtë, por me videot kërkohet më shumë punë. Gjithsesi, në një smartfon Android nuk është aq e lehtë sa në një kompjuter, por me EasyDownloader ndryshon puna. Ky aplikacion ju lejon të ruani në telefonin tuaj Android shumë lehtë një foto apo video nga Instagram pa pasur nevojë të bëni një screenshot apo root telefonit. Mjaftojnë vetëm disa klikime të cilat shpjegohen më poshtë me hapa.

1. Instaloni EasyDownloader që është i disponueshëm për versionin Android 3.0 e më lart. Sigurohuni që është aplikacioni i duhur sepse mund të ketë shumë me të njëjtin emër.

easydownloader22. Hapni aplikacionin për të aktivizuar opsionin e shkarkimit e pastaj klikoni ikonën e Instagram pranë cepit lart djathtas.

easydownloader33. Kur shihni një foto që do të donit ta kishit, klikoni tre pikat nën foto dhe zgjidhni “Copy Share URL”. Në vend që të kopjoni linkun, përmbajtja aty do të ruhet në galerinë e telefonit. Një lajmërim do të vijë kur të përfundojë shkarkimi.

easydownloader44. Kur të mbaroni me shkarkimin, sigurohuni që ta mbyllni aplikacionin që të mos jetë gjatë gjithë kohës duke punuar në sfond të sistemit. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>