Biznes

Me aplikacionin Facebook Messenger së shpejti mund të transferoni para

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Me aplikacionin Facebook Messenger së shpejti mund të transferoni para

facebookDuket se PayPal, Venmo, Square dhe Clinkle do të përballen më një konkurrent të fuqishëm në horizont. Sipas disa fotove të bëra nga një student i Stanford, transfertat e parave mund të bëhen në të njëjtën mënyrë si dhe dërgesat e fotove.

Përdoruesit i duhet të shtojë të dhënat e një karte debiti në aplikacionin Messenger dhe të krijojnë një PIN për siguri më të lartë.

TechCrunch raporton se kjo nuk është hera e parë që shfaqen shenja se Messenger do të përdoret dhe për transferta parash. Një zhvillues i fushës së teknologjisë e zbuloi kodin mbi të cilin do të ndërtohet ky opsion i ri në Messenger dhe e shpjegoi atë.

Është tepër e thjeshtë për tu përdorur, thjesht duhet të klikoni mbi butonin “pay” për të nisur transfertën, të shkruani shumën e parave që doni të transferoni dhe ja ku u krye. Facebook i mban transaksionet private dhe të sigurta dhe nuk i publikon ato në News Feed.

Në versionin e zbuluar ky sistem mund të funksiononte vetëm me kartë debiti dhe jo karta krediti apo llogari bankare. Kjo për arsye se transfertat e parave janë me më pak kosto kur kryhen nga një kartë debiti. Mendohet se çdo transaksion do të ketë një kosto shtesë 0.4$-0.5$, por kjo mbetet akoma për tu konfirmuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>