Lajmet

Me aplikacionin “Hater”, mund të urreni postimet ne rrjetin social

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Me aplikacionin “Hater”, mund të urreni postimet ne rrjetin social

Hater (Urryesit) është një aplikacion që inkurajon përdoruesti të ndajnë ankesat e tyre në vend të postimeve mbi gjërat e tyre të preferuara.

Në aplikacionin e Hater, përdoruesit nuk klikojnë mbi butonin e pëlqimit në postimet apo fotografitë e shokëve të tyre. Ata i urrejnë në fakt, ata shfryjnë gjithe ndjenjat e tyre të këqija, eksperiencat e këqija apo edhe trendin në rritje të fytyrës patok.

Si Instagram, ata kanë një hapësirë ku mund të ndajnë “deklaratat negative” në tekst, të ngarkojnë një foto, apo të etiketojnë fotot apo ndjekësit. Të tjerë mund të ndajnë dhimbjen e tyre. Gjërat më shumë të urryera apo të etiketuara si të urryera janë gjërat që vendosen edhe në majë të listës së furnizesit të lajmeve.

Edhe pse Hater është një rrjet i dedikuar urrejtjes, ai nuk është i shqetësuar për ngacmimet kibernetike. “Ngacmimet online i kanë çdo rrjet social, pavarësisht temës së çdo aplikacioni”, tha Holly Dietrich, menaxher projekti për aplikacionin Hater. “Hater ka metoda që raportojnë çdo post jo të përshtatshëm, madje mund të marrim edhe rezultate pozitive nga gjithë kjo urrejtje.”

Dietrich shpjegoi se gjëra të mëdha mund të ndodhin kur njerëzit mblidhen së bashku për të ndarë ato çfarë ata urrejnë, si luftërat apo sëmundjet. Pavarsisht temës grupi i punës e ka një qëllim pozitiv duke i dhënë njerëzve një vend për të ndarë urrejtjen me qëllimin pozitiv të transformimit të botës.

Hater u bë pjesë e aplikacioneve të iOS javës që kaloi. Ende kompania nuk ka shprehur shpresa në do zgjerohet edhe në platforma të tjera. Një lëvizje që përdoruesit e Android do ta urrenin nëse do kishin mundësi. (PCWorld Albanian)

hater

Lajmet e fundit>