Lajmet

Me aplikacionin InTouch realizohen telefonata edhe kur nuk ka sinjal

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Me aplikacionin InTouch realizohen telefonata edhe kur nuk ka sinjal

gsmarena_001 (4)Kompania teknologjike Three ka prezantuar aplikacionin inTouch, i cili përdoret në sistemet operative Android dhe iOS. InTouch ka si funksion kryesor kryerjen e telefonatave dhe dërgimin e teksteve nëpërmjet rrjetit WiFi.

Ky aplikacion nuk është i njëjtë si Skype ose Viber sepse telefonatat dhe tekstet që dërgohen nëpërmjet tij supozohen që të dërgohen nëpërmjet rrjetit tuaj celular.

Për të përfituar nga ky aplikacion, ju duhet ta shkarkoni atë në dyqanet online respektive të sistemeve Android dhe iOS. Pasi e keni shkarkuar programim, do të jetë e detyrueshme që para se të kryeni një telefonatë ose dërgoni një tekst, të hapni aplikacionin inTouch.

Nëse më parë ju ndiqnit procedurat normale për të dërguar një telefonatë, tashmë ju do të përdorni aplikacionin inTouch. InTouch për momentin nuk funksion jashtë Mbretërisë së Bashkuar, por së shpejti do të bëhet përpjekja që ai të jetë prezent edhe në vendet e tjera. (PCWorld Albanian)

viber 1

Lajmet e fundit>