Lajmet

Me aplikacionin MailTrack kuptoni se kur marrësi ka lexuar e-mailin tuaj në Gmail

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Me aplikacionin MailTrack kuptoni se kur marrësi ka lexuar e-mailin tuaj në Gmail

786511866206301762Chrome: Sistemet e e-mailit të korporatave shpesh kanë mënyra që ju tregojnë nëse një e-mail është lexuar apo jo nga pranuesi. Për përdoruesit e Gmail-it në Chrome, MailTrack e bën të njëjtën gjë.

Sikur shumë shtojca të tjera të ngjashme, MailTrack e vendos një fotografi të vogël në e-mailin që dërgohet që shfaqet kur një pranues e hap e-mailin. MailTrack është një alternativë nga shumë aplikacione të tilla, por thjeshtësia e tij në përdorim e bën atë të veçantë dhe e tëra që ju duhet është një njoftim i thjeshtë kur dikush e hap e-mailin tuaj.

Por nëse pranuesi e ndalë hapjen e fotografive brenda e-mailit, atëherë nuk do të mund ta kuptoni se kur e kanë pranuar e-mailin. Kjo shtojcë pa pagesë nuk ju tregon vetëm nëse e-maili është lexuar apo jo, por ju tregon se edhe me cilën pajisje ishte hapur së pari.

Vetëm shikoni tek letrat e dërguara dhe një shenjë e gjelbër do të shfaqet kur një e-mail të jetë lexuar. Ju po ashtu mund të pranoni njoftime me e-mail kur e-maili të jetë lexuar. Nëse ju pëlqen ky aplikacion dhe keni vendosur që ta instaloni, atëherë përpara kësaj shkoni tek paneli administrativ dhe largojeni nënshkrimin në pjesën e poshtme për t’iu shmangur reklamave gjatë përdorimit të tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>