Lajmet

Me aplikacionin Shake mund të komandoni telefonin thjesht duke e tundur

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Me aplikacionin Shake mund të komandoni telefonin thjesht duke e tundur

Përdoruesit janë gjithnjë e më tepër në kërkim të mënyrave shumë të thjeshta dhe për përdorimin e pajisjeve teknologjike.

Pikërisht këtë gjë ka pasur në mendje edhe zhvilluesi i aplikacionit Shake për Android, i cili lejon përdoruesin të kontrollojë pajisjen e vet thjesht duke e tundur atë.

Me aktivizimin e këtij aplikacioni mjafton të tundësh telefonin horizontalisht ose vertikalisht dhe mund të realizosh veprime të caktuara. Opsioni i tundjes funksionon edhe kur ekrani nuk është i ndezur.

Po përmendim shkurtimisht disa prej veprimeve kryesore që mund të kryeni nëpërmjet këtij aplikacioni:

– Hapja e aplikacioneve të tilla si Gmail, Facebook, Whatsapp etj…

– Ndezja ose fikja e dritës.

– Ndryshimi i profilit të telefonit (me zile, me dridhje…)

– Ndezja e dritës së ekranit.

– Hapja e status bar.

– Aktivizimi ose çaktivizimi i 3G-së.

– Aktivizimi ose çaktivizimi i Wireless-it.

– Aktivizimi i rrotullimit automatik (auto-rotate)

– Aktivizimi i ndriçimit automatik (auto-brightness)

– Komandimi i Music Player. (PCWorld Albanian)

Android

Tags >

android
Lajmet e fundit>