Harduer

Me “Brush Selfie” ju mund të krihni flokët dhe të shkrepni një selfie

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Me “Brush Selfie” ju mund të krihni flokët dhe të shkrepni një selfie

d1da3e43021531c88c9c8c2f3a0d50ef27d7a68dNuk ka rëndësi nëqoftëse jeni duke shkrepur një selfie vetëm, me shoqërinë apo për mbrëmjen e maturës, ato që mund ta shkatërrojnë komplet foton tuaj janë flokët. Ne të gjithë e kemi provuar një foto pa mendje ku gjëja e parë që shohim është a na janë dukur mirë flokët. Askush nuk mund të sigurohet për këtë para se të shkrepë një selfie.

Kjo gjë nuk do të përbëjë më një shqetësim me ardhjen e kasës “Brush Selfie”. “Brush Selfie është pikërisht ajo që ju po mendoni, një furçë me të cilën mund të shkrepni selfie.

Është në të njëjtën kohë një mbrojtëse për telefonin tuaj dhe një furçë me të cilën mund të krihni flokët. Në këtë mënyrë ju mund të shkrepni një selfie direkt pasi të keni rregulluar flokët tuaj pa qenë nevoja të ndryshoni pajisje. Mendoni për gjithë sekondat që do të kurseni.

Por ç’ndodh nëse ju vjen një mesazh? Me furçën Selfie e vetmja gjë që duhet të bëni është të krihni flokët tuaj , ta ktheni nga ana tjetër të përgjigjeni dhe të vazhdoni sërish të krihni flokët tuaj. Ndërsa kur ju po telefonon dikush mjafton të aktivizoni opsionin loudspeaker dhe të vazhdoni te flisni, ndërkohë që kriheni.

Meqenëse fenomeni i selfie ka shkuar tepër larg, kjo pajisje është më qesharakja e ndërtuar ndonjëherë. Furça Selfie do të jetë së shpejti e disponueshme për iPhone 5, 5S në ngjyrë të zezë, rozë dhe lejla. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>