Vëzhgim

Me dy muaj vonesë, lëshohet SO 2.0 i PlayBook

Feb 25 2012
0 Shpërndarje
Me dy muaj vonesë, lëshohet SO 2.0 i PlayBook

Versioni i dytë i sistemit operativ të PlayBook, që gjithashtu është përditësimi i parë për tabletin e lëshuar në fillim të vitit 2011, më në fund është lëshuar. Ndërmarrja kanadeze më herët kishte premtuar që sistemi operativ 2.0 për PlayBook do të lëshohej në dhjetorin e vitit të kaluar.

Në një deklaratë të fundit nga drejtori ekzekutiv Thorsten Heins, i cili e mori vendin e drejtorit të ndërmarrjes në janar, ishte lajmëruar që RIM planifikonte të shtynte lëshimin megjithë mungesat e dukshme të prodhimit.

Që kur doli, BlackBerry PlayBook ka qenë një pjesëmarrës gjithherë i dobët që u ballafaqua me vëzhgime kritikuese, kishte pasur një numër të vogël të shitjeve dhe ishte një udhëheqës humbës që i kushtoi ndërmarrjes kanadeze 485 milionë dollarë në njësitë e pashitura në fund të vitit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>