Lajmet

Me ‘Fjalëkalimin Kryesor’, kanë lexuar porositë e përdoruesve

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Me ‘Fjalëkalimin Kryesor’, kanë lexuar porositë e përdoruesve

Të punësuarit në Facebook kishin ‘Fjalëkalimin Kryesor’ përmes të cilit kanë mundur t’u qasen profileve të të gjithë përdoruesve.

Kështu ata kanë mundur t’i lexojnë porositë e tyre private, kurse disa prej tyre edhe janë pushuar nga puna për shkak se “ i futën hundët” në profilet private. Në ditët e sotme flitet shumë për privatësinë në Facebook, shkeljen e të drejtave të përdoruesve të këtij rrjeti social dhe shpërndarjen e informatave të tyre personale, por pa marrë parasysh situatën që ishte në fillim, megjithatë mund të konkludohet se parametrat e privatësisë së përdoruesve janë shumë më të mira tani se në vitet e kaluara.

Në fakt, një nga punonjësit e parë të kompanisë së Zuckerberg, Katherine Losse publikoi një libër të titulluar “The Boy Kings: A Journey Into the Heart of the Social Network’ në të cilën zbuloi një numër të madh sekretesh të Facebook, kurse një nga këto sekrete ishte se në fillim ekzistonte fjalëkalimi kryesor me të cilin punonjësit e Facebook mund t’i qaseshin profileve të të gjithë përdoruesve në këtë rrjet social.

Mjaftonte vetëm të dihej emri i perdoruesit profilin e të cilit donin ta shihnin dhe ta shkruanin atë fjalëkalim dhe më pas mund të shiheshin të gjitha informacionet që ishin shkruar nga ai përdorues sikurse edhe porositë që ishin shpërndarë me përdoruesit tjerë.

Edhe pse punonjësit e Facebook për qasje në profilet e huaja duhet të ishin brenda ndërtesës së Facebook (për shkak të rrezikut që ky fjalëkalim të mos përhapej dhe që të tjerë persona mos ta përdornin). Losse thotë se ishte befasuar kur i’a kishin treguar asaj atë fjalëkalim për qasje në të gjithë profilet, pa asnjë kontroll pa marrë parasysh a ishte ai një person i besueshëm a jo. Ajo shtoi se ka mundur t’i shfletoj të dhënat dhe porositë e huaja, pa u diktuar dhe askush nuk brengosej shumë për këtë gjë.

Losse tregon se ky fjalëkalim ishte përdorur “gabimisht”, së paku dy herë dhe për këtë arsye dy persona ishin pushuar nga puna. Masat e sigurisë gjatë viteve ishin përmirësuar prandaj pas një kohe askush më nuk mund ta përdorte këtë fjalëkalim para se të vërtetonte se ishte punonjës në Facebook, e më pas ky fjalëkalim nuk mund të përdorej por përdoreshin masa tjera më të sigurta të qasjes nëpër profile.

Kjo kompani kishte vendosur email adresën @facebook.com si emailin kryesor në panelin e përdoruesit (pa dijeninë e përdoruesve), kështu që të gjitha informacionet që kemi pranuar deri tani në inboxin tonë të emailit, prej tani do t’i pranojmë si porosi në Facebook Messenger. Këtë opsion mund ta ndërrojmë në panelin e përdoruesit në profil, por problemi qëndron se këto ndryshime kanë ndodhur pa dijeninë tonë. Facebook ka lansuar edhe një veçori tjetër – Find Friends Nearby, që u mundëson përdoruesve të gjejnë shokët që ndodhen në afërsi të tyre, prandaj përmes kësaj veçorie mund të shohim sa afër gjenden shokët tanë që i kemi në Facebook, dhe nëse duam mund t’i kontaktojmë dhe të takohemi me ta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>