Lajmet

Me Flazio ndërtoni uebfaqen tuaj nëpërmjet profilit të Facebook-ut

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Me Flazio ndërtoni uebfaqen tuaj nëpërmjet profilit të Facebook-ut

screen-shot-2014-03-21-at-10-47-24-amNë ditët e sotme, ndërtimi i një faqeje në internet është bërë diçka e lehtë edhe për amatorët. Vetëm disa klikime në butona të ndryshëm, pak përmbajtje sipas preferencave dhe temës së faqes dhe ja ku u bë. Por tashmë bëhet akoma më e lehtë me Flazio. Flazio është një motor ndërtimi uebfaqesh nga Italia që merr faqen tuaj të Facebook-ut dhe duke iu referuar asaj krijon uebfaqen tuaj.

Flazio funksionon vërtet thjesht. Shërbimi ka një dizajn shumë reaktiv, ndërtuar në HTML5, ka template të gatshme, etj. Problemi i vetëm që qëndron tani është që nuk është shumë i përkthyer pasi ende është në fazat e para fare. Elisa dhe Flavio Fazio janë motër e vëlla që kanë ndërtuar shërbimin dhe gjithashtu edhe aplikacionin në Facebook që bën të mundur eksportimin e të gjitha të dhënave nga faqja e Facebook për në sistemin e uebfaqes. Mund ta përdorni aplikacionin nga linku, dhe thjesht duhet të lidhni me anë të autentifikimit llogarinë tuaj të Facebook me aplikacionin për të transferuar të dhënat.

Familja Fazio arriti të mblidhte një shumë prej 400,000 dollarësh si fond mbështetjeje nga Zernike Meta Venture dhe po mundohet ta përhapin shërbimin globalisht. Në vetëm pak ditë ata kanë arritur numrin 4500 përdorues në ditë dhe janë ndërtuar mbi 90,000 faqe në internet nga Flazio. Shërbime si Flazio kanë qenë në qarkullim për vite me radhë. Ndër më të famshmit ka qenë Squarespace, wix, Jigsy apo Yola, por mesa duket, interaktiviteti, thjeshtësia dhe efektiviteti i Flazio po tërheq më shumë përdorues.

“Prezantimi i një shërbimi të ri një treg plot opsione të tjera është i vështirë, por ajo që i jep vlerë Flazios është fakti që gjithçka bëhet si e do përdoruesi, deri në detaje. Ajo që e bën skuadrën e Flazios të veçantë është aftësia për të drejtuar një biznes në një treg që ecën shpejt pa humbur perceptimin e asaj vlere që kërkon çdo përdorues”, ishte një pjesë e deklaratës së Elisa Fazio, bashkë-themeluese. Elisa dhe Flavio janë nga Siçilia dhe siç thuhet në TechCrunch, boshllëkun teknologjik të Siçilisë e mbushi mirë Flazio. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>