Lajmet

Me funksionalitetin Nbar shfletuesi Firefox mund të kuptojë adresat e shkruara gabim

May 12 2013
0 Shpërndarje
Me funksionalitetin Nbar shfletuesi Firefox mund të kuptojë adresat e shkruara gabim

mbarNë rast se ju ndodh shpesh që të bëni gabime gjatë shkrimit të adresave të faqeve të ndryshme ueb dhe kjo ndikon disi në performancën e navigimit tuaj në internet atëherë do të ishte mirë që ti hidhnit një sy funksionalitetit shtesë Nbar.

Ky funksionalitet përdor teknikën e gjetjes së stringjeve të përafërta duke ofruar disa sugjerime për URL-të e shkruara gabim në Firefox.

Për të realizuar këtë gjë me sukses, teknika përdor informacione nga historiku i shfletuesit tuaj apo nga lista e faqeve ueb që i keni markuar si të preferuara.

Nbar disponon dy opsione: I pari ka të bëjë me nivelin e kërkimit, i cili kontrollon numrin e sugjerimeve që do të shfaqen në menu ndërkohë që përdoruesi është dukë shkruar. I dyti katë bëjë me distancën e fjalës që kokretisht mundëson përshtatjen e ndjeshmërisë së këtij funksionaliteti ndaj gabimeve.

Sa më i lartë të jetë numri i vendosur aq më shumë gabime anashkalohen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>