Lajmet

Me Google Maps mund të shihni tashmë aeroporte, stacione metroje dhe treni

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
Me Google Maps mund të shihni tashmë aeroporte, stacione metroje dhe treni

airoplanGoogle Street është një platformë e njohur që i ndihmon njerëzit në gjithë botën të aksesojnë shumë vende të ndryshme në mënyrë virtuale nga ekrani i kompjuterit të tyre.

Së fundmi, në listë është shtuar Venezia si dhe Ishujt Galapagos, por këto nuk janë të vetmet.

Tashmë, përmes saj, mund të shihni edhe hapësira që janë vërtet praktike dhe mund t’ju ndihmojnë shumë: si për shembull, ato që lidhen me udhëtimet ndërkombëtare.

Duke filluar nga dita e martë, Google Maps ka një sërë vendndodhjesh ndërkombëtare ku përfshihen 16 aeroporte, mbi 50 stacione treni apo metroje, madje edhe detaje nga stacionet e taksive në Hong Kong apo pjesë nga brendësia e një avioni Emirates A380 në aeroportin e Dubait.

Google Maps përdoret tashmë gjerësisht për të planifikuar udhëtimet, si ato në distanca të shkurtra ashtu edhe ato në distanca të gjata, kështu që shtimi i imazheve është një plus më tepër për udhëtarët dhe pritet të pëlqehet nga shumë përdorues.

Harta e mëposhtme tregon shpërndarjen e vendndodhjeve që janë përdorur për t’u regjistruar në bazën e të dhënave të Google. Sigurisht, ky është vetëm fillimi dhe ka ende shume mungesa, por të presim që së shpejti Google të shtojë dalëngadalë edhe rajone të tjera. (PCWorld Albanian)

gmapsint

Lajmet e fundit>