Lajmet

Me Infinity Cell mund të karikoni telefonin tuaj thjesht duke e tundur

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Me Infinity Cell mund të karikoni telefonin tuaj thjesht duke e tundur

Infinity Cell është një karikues i shpejtë për iPhone-ët ,i cili funksionon nëpërmjet lëvizjes së trupit të përdoruesit për të gjeneruar elektricitet.

Prototipi aktual i Infinity Cell është një pajisje drejtkëndore e prodhuar me printer 3D dhe ka përmasat e një pakete cigareje.

Pajisja lidhet me iPhone-in me anë të një kablli. Plani është krijimi i një versioni të përmirësuar gjatë fushatës së produkteve të Kickstarter.

Në qoftë se ju e tundni Infinity Cell për 30 minuta, kjo gjë do të siguronte energji të mjaftueshme për të karikuar iPhone-in me 20%. Në qoftë se Infinity Cell tundet për 3 orë kjo do të mjaftonte për të siguruar karikim të plotë.

Sigurisht asnjë nuk do ishte aq i çmendur sa të ulej diku dhe të tundte telefonin për 3 orë vetëm për ta karikuar, por qëllimi i këtij prototipi është që të gjenerohet energji e mjaftueshme edhe nga lëvizja më e vogël.

Modeli përfundimtar do të ngjajë me një kapak baterie Mophie ose MaxBoost. Mjafton që ju thjesht të vendosni iPhone-in aty, futeni në xhep dhe lëvizja që krijohet kur ju ecni, vraponi ose ngisni biçikletën do të karikojë telefonin tuaj.

Gjithashtu grupi krijues po planifikon lançimin e një aplikacioni Infinity Cell për iOS që do të gjurmojë energjinë e kursyer, karbonin e kompensuar si dhe do të argëtojë përdoruesit duke siguruar vlerësime të ndryshme në bazë të nivelit të energjisë së kursyer.

Aktualisht pajisja mund të përdoret vetëm me iPhone 4 dhe iPhone 4s. (PCWorld Albanian)

infinity cell

Lajmet e fundit>