Lajmet

Me instalimin e iOS 7 New Tab pajisni Chrome New Tab me dizajnin e ri

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Me instalimin e iOS 7 New Tab pajisni Chrome New Tab me dizajnin e ri

Dizajni i ri i iOS 7 ka padyshim një prej ndërfaqeve më të më të thjeshta për t’u përdorur dhe për t’u shfletuar.

Në qoftë se do të donit të përjetonit një eksperiencë të ngjashme në Google Chrome atëherë do të ishte mirë të instalonit funksionalitetin shtesë (extension) iOS 7 New Tab Page, i cili përbën një implementim të saktë dhe të dobishëm të këtij dizajni.

Në thelb, instalimi i këtij funksionaliteti i jep faqeve të reja në Chrome (New Tabs) pamjen e iOS 7 dhe ata që do vendosin ta përdorin ndoshta do të mjaftohen thjesht me këtë dizajn, por iOS 7 New Tab Page ofron shumë më tepër se kaq:

– Me këtë funksionalitet është e mundur të pajisësh faqet e reja me një mori aplikacionesh dhe linqesh

– Mund të ndryshohet sfondi, renditja e ikonave dhe mund të fshihet gjithçka që përdoruesve iu duket e panevojshme.

– Ndërfaqja e re mund të komandohet nëpërmjet komandave të tastierës.

Në pamje të parë mund të duket sikur iOS 7 New Tab Page është thjesht një mjet dizajni, por në të vërtetë është edhe tepër funksional. Linku për instalimin e këtij funksionaliteti ësht ketu. (PCWorld Albanian)

Chrome_iOS7_newtabpage_610x393

Lajmet e fundit>