Lajmet

Me iOS 7 përdoruesit do kenë mundësi të fokusojnë objekte gjatë regjistrimit të videove

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Me iOS 7 përdoruesit do kenë mundësi të fokusojnë objekte gjatë regjistrimit të videove

Ndërkohë që përdoruesit janë duke pritur me padurim lançimin e sistemit të ri iOS 7, zhvilluesit janë përpjekur të mësojnë sa më shumë rreth tij.

Aktualisht dihet se ndërfaqja e përdoruesit është ridizajnuar nga themelet duke përfshirë këtu ikonat, butonat apo sfondin e ngjyrave. Ekrani do të krijojë përshtypjen e monitorit 3D, ndërkohë në fund të tij do të ndodhet një menu që mundëson akses të shpejtë te ndriçimi, volumi, Bluetooth-i etj.

Përveç këtyre Apple ka deklaruar se do të përmirësojë eksperiencën e përdoruesve në drejtim të fotove dhe videove, por nuk ka pranuar të publikojë shumë detaje.

Sipas raportimit të iDownloadBlog, përdoruesit e iOS 7 do të kenë mundësi të përdorin efektin e zmadhimit dhe zvogëlimit (zoom in & zoom out) gjatë regjistrimit të videove. Për këtë ka shumë mundësi që të përdorin shinën e lëvizshme që ndodhet në fund të ekranit.

Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë mundësi të fokusojnë objekte të ndryshme gjatë regjistrimit të videove.

Më tepër detaje do të mësohen pas lançimit përfundimtar të këtij sistemi. Kompania ende nuk ka deklaruar një datë përfundimtare. (PCWorld Albanian)

ios7

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>