Lajmet

Me këllëfin ndiçues të iPhone nuk humbisni asnjë njoftim

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Me këllëfin ndiçues të iPhone nuk humbisni asnjë njoftim

Nganjëherë vibrimi nuk mjafton – një fakt që shumë përdorues të iPhone e dijnë shumë mirë.

Të gjithë ata që nuk dëgjojnë telefonatat apo njoftimet nga Facebook kur ndodhen në një kafene me muzikë të lartë apo në një ngjarje sportive, tashmë e kanë një zgjidhje: t’i shtojnë iPhone-t të tyre një këllëf që funksionon si blic dhe quhet FLASHr!

FLASHr punon me “LED Flash Alerts”, i cili është një opsion i instaluar në iOS të iPhone. Këllëfi ndriçon sa herë merrni një telefonatë, SMS, e-mail  apo njoftime tjera që i vendosni vetë ju dhe funksionon vetëm për iPhone 4 dhe 4S.

Zhvilluesit Trey DeArk, inxhinier mekanik dhe muzikanti Terence Green – të njohur të dy me emrin Phaze5 – thanë se FLASHr është kulmi i kreativitetit të tyre dhe shprehë pasionin e tyre për projektim produktesh.

Nëqoftëse do të rezultojë i suksesshëm, FLASHr do të hidhet në treg në 125 kombinime ngjyrash dhe do të kushtojë 35 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>