Lajmet

Kërkimi me Google njëmijë herë më i mençur

May 17 2012
0 Shpërndarje
Kërkimi me Google njëmijë herë më i mençur

Google ka ndërruar tërësisht mënyrën sesi e përdorim Internetin, duke u bërë shumë shpejt kryesues në tregun e kërkimit.

Megjithëse, nganjëherë mund të mos i keni gjetur rezultatet e dëshiruara gjatë kërkimit, është përdorur një program mjaft “i heshtur” krahasues për të përkuar termet e kërkimit me faqet e ruajtura në bazën e të dhënave të Google. Por tani Google ka lëshuar teknologjinë e re – një “Grafik të Njohurisë” që mund të kuptojë marrëdhëniet në mes objekteve të botës reale dhe të sjellë tërë informacionin tek përdoruesi. Në vend të përkimit me fjalët tuaja të kërkuara, teknologjia e re e Google do të provojë pyetësorin tuaj dhe të japë informacionin të cilin po e kërkoni në anën e djathtë të rezultateve të kërkimit.

Google thotë që ky është “hapi i parë kritik përgjatë ndërtimit të gjeneratës së ardhshme të kërkimit, që hapet në inteligjencën e grumbulluar të Uebit dhe e kupton botën pak më shumë se si njerëzit e kuptojnë.”

Google tha që makina kërkuese tërheq faktet dhe pamjet nga Uebi – kështuqë, nuk mbështetet në trukun tradicional të makinës kërkuese të marrjes së të dhënave nga Wikipedia.

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=mmQl6VGvX-c’]

Amit Singhal, zëvendës kryetar i inxhinierisë në Google, deklaroi: “Kërkimi ka të bëjë me zbulimin – nevojën thelbësore për të mësuar dhe zgjeruar horizontet tuaja.

“Por kërkimi ende kërkon shumë punë nga ju, përdorues. Kështuqë, sot unë jam vërtetë i ngazëllyer të lëshojë Grafikun e Njohurisë, që do të ju ndihmojë në zbulimin e informacionit të ri, shpejt dhe lehtë.” (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>