Harduer

Me komanduesin Open Source Remote mund të pilotoni çdo lloj droni

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Me komanduesin Open Source Remote mund të pilotoni çdo lloj droni

open-source-remote-controlDronët dhe pajisje të tjera të komandueshme janë zakonisht tepër të limituar në kontrollin e tyre. Juve ju duhet që të ndryshoni komanduesin sa herë ndryshoni pajisjen që jeni duke pilotuar dhe kjo është një gjë e bezdisshme. Por nuk do të shqetësoheni më për këtë nëqoftëse do të përdorni një OSRC (Open Source Remote Control).

Ky komandues është ndërtuar si një ndërthurje e harduerëve modular dhe softuerit të bazuar në Linux më të cilin mund të kontrolloni një sërë pajisjesh të tilla. Me të mund të ulni apo ngrini në ajër dronë të ndryshëm, gjithmonë kur është e pranishme dhe një lidhje Wi-Fi. Gjithashtu ju mund të shtoni një modul 4.8 inç me touchscreen, të përdorni rrjetin e celularit madje dhe të komandoni një pajisje përmes më shumë se një komanduesi.

Njësia core, e cila përfshin 2.4GHz wireless, kushton 480 $, nëqoftëse doni dhe GPS, GSM dhe ekran me prekje do ju duhet të shpenzoni dhe 1.250 $ të tjera për setin e plotë. Këto pajisje ka shumë mundësi që të lançohen në prill të 2015 nëse gjithçka ecën sipas planit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>