Ja se si

Me “Kontaktet e Besuara në Facebook” mund të rimerrni aksesin e llogarisë suaj nëse e humbisni

May 13 2013
0 Shpërndarje
Me “Kontaktet e Besuara në Facebook” mund të rimerrni aksesin e llogarisë suaj nëse e humbisni

Para disa ditësh, Facebook-u deklaroi se do të bënte të disponueshme një opsion të ri që do t’i ndihmojë përdoruesit të kenë më tepër kontroll mbi llogaritë e tyre të humbura në rrjetin social.

Veçoria e re mban emrin “Trusted Contacts” (Kontaktet e Besuara) dhe u mundëson përdoruesve të përzgjedhin tre deri në pesë miq të cilët mund t’i ndihmojnë në rast se humbasin aksesin në llogarinë e tyre (për shembull, nëse harrojnë fjalëkalimin.)

Në momentin që këta miq janë identifikuar si “kontakte të besuar” përmes opsioneve të sigurisë së përdoruesit (security settings), Facebook-u do t’i japë secilit prej tyre një kod të veçantë. Duke vendosur kodet e të paktën tre prej kontakteve tuaj të besuar, do të keni mundësi të aksesoni sërish llogarinë tuaj.

Facebook-u e ka shpjeguar këtë proces duke bërë një paralelizim me çelsin rezervë të shtëpisë, të cilin mund t’ia japim një personi të besuar.

Me “Kontaktet e Besuar” nuk keni nevojë të mbani mend përgjigjjet e pyetjeve të sigurisë apo të plotësoni formularë të stërgjatë për të vërtetuar se cili jeni. Janë miqtë tuaj ata që ju ndihmojnë të rifitoni aksesin në llogarinë tuaj, shprehet Facebook.

Mos harroni të përzgjidhni njerëz me të cilët mund të komunikoni edhe pa Facebook, për shembull persona që mund t’i njoftoni përmes telefonit apo njerëz që mund t’i takoni, pasi mos harroni: në ato momente nuk e keni Facebook-un tuaj. (PCWorld Albanian)

Trusted-Contacts

Lajmet e fundit>