Me lançimin e një iPhone të ri, aksionet e Apple mund të rriten me 20 %

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Me lançimin e një iPhone të ri, aksionet e Apple mund të rriten me 20 %

2014-03-23T153530Z_1_CBREA2M17BR00_RTROPTP_2_USASipas një artikulli në edicionin e 24 marsit të Barron’s, aksionet e kompanisë Apple mund të rriteshin me 20 për qind gjatë vitit të ardhshëm, rritje kjo e cila mund të realizohet me linçimin e një versioni të ri të smartfonit iPhone, i cili pritet të ketë ekranin më të madh se pajisjet aktuale.

Sipas këtij artikulli, iPhone 6, i cili pritet të prezantohet në fund të verës, ose gjatë vjeshtës, me siguri do të ketë një ekran më të madh se sa versionet e mëhershme të kësaj pajisjeje, që do t’iu ofronte përdoruesve të smartfonit iPhone një arsye madhore për të kaluar në këtë version, apo do të mund të kthente njerëz prapa të cilët kanë kaluar në pajisje të tjera.

Artikulli thekson po ashtu që aksionet e Apple për momentin janë në një rënie të thellë në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>