Lajmet

Më në fund Google Drive po vjen edhe në Linux

Feb 8 2015
0 Shpërndarje
Më në fund Google Drive po vjen edhe në Linux

setup_taskbar_lin-100567178-largePërpara tre vitesh, kompania Google deklaroi se po punonte për të mbështetur sistemin operativ Linux. Ka kaluar kaq shumë kohë e premtime të pambajtura dhe akoma nuk është lançuar një version Google Drive për Linux. Por tanimë duket se ekzsitojnë disa prova konkrete që Google mund të jetë duke punuar vërtet për një version të tillë të Google Drive.

Janë publikuar online disa imazhe ku paraqitet Google Drive në distributorin Caonical të Linux, Ubuntu. Këto imazhe nuk dolën si zakonisht nëpër media por direkt nga Google. Blogu i Linux, Web Upd8 i zbuloi këto imazhe ku paraqitej Google Drive për Linux në instaluesin për Mac. Për të qënë më të saktë informacioni gjendet në arkivën Google Drive.app/Contents/Resources/lib/python2.7/resources/images/.

Google Drive në Mac përfshin gjithashtu disa imazhe të versionit për Windows përveç atij Linux. Ato u shfaqën në 14 tetor të vitit 2014. E gjitha kjo sugjeron se Google aktualisht është duke punuar në ndërtimin e Google Drive për Linux. Është e rëndësishme të përmendim se dhe brenda kompanisë Google përdoret Linux, dhe ata kanë një version vetjak që quhet GooBuntu. Do jetë interesante të shohim se çfarë po përgatit Google pas kaq shumë premtimesh për Linux. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>