Lajmet

Më në fund Google Earth Pro ofrohet falas

Feb 1 2015
0 Shpërndarje
Më në fund Google Earth Pro ofrohet falas

google-earth-proGoogle Earth funksionon më së miri për udhëtimet tuaja virtuale rreth botës por versioni Pro vjen me disa opsione vërtet impresionuese ku ajo që bie në sy është ofrimi falas i softuerit. Google Earth Pro, i cili më përpara kushtonte 399 dollar tani është terësisht falas.

Të gjithë përdoruesit do kenë akses në modelet 3D të ndërtesave, fotot me rezolucion të lartë, të dhëna demografike dhe të trafikut. Në këtë version, karakteristike është mundësia për të ruajtur udhëtimet virtuale.

Përdorimi falas kërkon si fillim të aplikoni për një liçensë e cila analizon nëse kompjuteri apo Mac-u juaj ka specifikat e domosdoshme për të përdorur këtë softuer. Kompjuterat Windows duhet të kenë të instaluar Windows XP ose një version më të fundit, të kenë 500MB hapësirë të dhënash të lirë dhe 512MB RAM.

Nga ana tjetër, kompjuteri Mac duhet të ketë instaluar sistemin operativ OS 10.6 ose një version më të fundit. Nëse keni një kompjuter me të tilla parametra, lehtësisht mund të shkarkoni softuerin Google Earth Pro dhe më pas jeni të lirë të “vizitoni” çdo vend të botës që ju dëshironi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>