Lajmet

Më në fund Google kufizon aksesin ndaj fjalëkalimeve të ruajtura në Chrome

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Më në fund Google kufizon aksesin ndaj fjalëkalimeve të ruajtura në Chrome

chromeNjë pjesë e mirë e përdoruesve janë në dijeni të ekzistencës së një opsioni në Google Chrome që mundëson ruajtjen e fjalëkalimeve.

Çdo përdorues që drejtohej në këtë direktori: “chrome://settings/passwords” mund të aksesonte fare lehtë fjalëkalimet e ruajtura. Në lidhje me këtë Google është kritikuar në fillim të këtij viti prandaj vendosi të bëjë diçka për t’a ndryshuar.

François Beaufort, një punonjës i Chrome, kishte publikuar në Google+ lajmin e kufizimit të aksesimit të fjalëkalimeve që ruhen nga shfletuesi. Në vazhdimësi nuk do të jetë aq e lehtë sa më parë. Para se të aksesojnë kredencialet e ruajtura në Chrome përdoruesit do të duhet të autentikojnë veten duke përdorur një fjalëkalim sistemi.

Aktualisht ky opsion është i kufizuar vetëm për versionin e fundit të Chromium për Mac dhe është shumë i ngjashëm me atë të ofruar nga shfletuesi Safari i Apple.

Nuk dihet ende me saktësi nëse ky opsion do të implementohet ose jo në Chrome për Windows, megjithatë përfshirja e tij në Mac nënkupton se mund të aktivizohet në një të ardhme të afërt.

Lajmet e fundit>