Lajmet

Më në fund lançohet Instagram për Windows Phone

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Më në fund lançohet Instagram për Windows Phone

ExploreNë ditët e sotme cilësia e një sistemi operativ varet nga ekosistemi i tij dhe asnjë kompani nuk e di këtë gjë më mirë sesa Microsoft-i.

Platforma Windows Phone ka hasur shumë vështirësi gjatë tre viteve të para dhe arsyeja kryesore për këtë ka qenë numri i limituar i lojërave dhe aplikacioneve popullore.

Pavarësisht vështirësive, Microsoft-i ka mundur që vazhdimisht të tërheqë zhvilluesit për të ndërtuar aplikacione të përshtatshme për këtë sistem.

Ditën e djeshme Windows Phone Store është plotësuar me një aplikacion shumë popullor. Më në fund Instagram është i disponueshëm pa pagesë për përdoruesit e Windows Phone 8 (jo për versionet më të vjetra).

Aplikacioni Instagram ofrohet me një ikonë të lëvizshme në ekranin kryesor që përditësohet vazhdimisht me të dhënat më të reja të llogarisë tuaj.

Fatkeqësisht disa prej opsioneve do të mungojnë, përfshirë këtu ngarkimin dhe regjistrimin i videove, etiketimin e fotove dhe opsioni më i rëndësishëm – regjistrimi i fotove nëpërmjet aplikacionit.

Kompania ka shpjeguar se arsyeja e mungesës së këtyre opsioneve ishte përshpejtimi i proçesit të lançimit të aplikacionit.

Megjithatë, të gjitha këto funksionalitete që mungojnë në versionin e parë do të ofrohen në vazhdimësi gjatë përditësimeve. Fakti që Instagram po ofron suport zyrtar për Windows Phone, është një shenjë aprovuese për suksesin e këtij sistemi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>