Lajmet

Më në fund përditësohet aplikacioni WhatsApp për iOS 7

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
Më në fund përditësohet aplikacioni WhatsApp për iOS 7

whatsappShërbimi popullor i mesazheve WhatsApp, i cili disponon aktualisht plot 350 milion përdorues është ridizajnuar së fundmi për t’u përshtatur më tepër me sistemin e përditësuar iOS 7.

Përveç dizajnit të ri, aplikacioni lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe ndaj listave të caktuara të kontakteve që do të thotë se ata mund të arrijnë të dërgojnë një mesazh të vetëm ndaj kolegëve të caktuar të punës, ndaj miqve të caktuar apo njerëzve të tjerë.

Ndër ndryshimet e aplikacionit përfshihet shtimi i tingujve të rinj për lajmërimet, shfaqja e fotove të dërguara me mesazh në një format me përmasa më të mëdha, opsioni i prerjes së fotove para dërgimit etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>