Lajmet

Më në fund përditësohet versioni i SkyDrive për iOS

Apr 7 2013
0 Shpërndarje
Më në fund përditësohet versioni i SkyDrive për iOS

Hera e fundit e përditësimit të Skydrive për iOS ka qene në muajin qershor të vitit të kaluar.

Që prej asaj kohe kanë ndodhur mjaft ngjarje të rëndësishme përfshirë këtu lançimi i iPhone 5 dhe iPad mini, prandaj ishte shumë e nevojshme që dhe ky aplikacion të përditësohej sërisht.

Versioni i ri i përditësuar 3.0 u shfaq në dyqanin on line Apple iTunes ditën e mërkurë. Mesa duket lançimi u vonua pasi Microsoft-i dhe Apple kishin kohë që nuk mund të vendosnin një marrëveshje që mund të kënaqte të dyja palët.

Microsoft-i nuk ishte dakord që 30% të blerjeve të këtij aplikacioni t’ia kalonte Apple.

Si përfundim Microsoft-i arriti të mbyllte marrëveshjen në favorin e vet me argumentin se njerëzit nuk kanë nevojë të paguajnë Apple për blerjen e SkyDrive të përditësuar për iOS kur mund ta përdorin atë on line.

SkyDrive tashmë është optimizuar për ekranet e iPhone 5 dhe iPad mini. Përdoruesit mund të shkarkojnë imazhe me rezolucion të plotë në pajisjen e tyre iOS duke përdorur SkyDrive.

Gjithashtu mund të ngarkohen në cloud foto me rezolucion shumë të lartë. Kjo është një karakteristikë pozitive sidomos për ata persona që regjistrojnë një numër të madh fotosh.

Është e mundur që të ndryshohen përmasat e fotove dhe gjithashtu dokumenti me të dhënat metadat për fotot ruhet edhe në momentin e ngarkimit të tyre në cloud.

Microsoft-i ka përmirësuar opsionin e hapjes së dokumenteve të ruajtura në SkyDrive nëpërmjet aplikacioneve të tjera të instaluara në pajisjen tuaj si p.sh në Dropbox ose në Google Drive. (PCWorld Albanian)

SkyDrive

Lajmet e fundit>