Lajmet

Më në fund përdorimi i Android 4 kalon Gingerbread

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Më në fund përdorimi i Android 4 kalon Gingerbread

Versionet e fundit të Android nga 4.0 dhe lartë kanë kaluar sistemin operativ Gingerbread.

Sipas zhvilluesve të Android seksionit të Dashbord, 45.1% e përdoruesve po punojnë me sistemin Ice Cream Sandwich (4.0) dhe Jelly Bean (4.1 dhe 4.2) në smartfonët e tyre që sapo kaluan Gingerbread (2.3) që ishte 44.2%. Përsa i përket versionit më pak popullor të Honeycomb (3.1 dhe 3.2) ekziston në 1.2%, ndërsa Eclair (2.1) dhe Froyo (2.2) kanë1.9% dhe 7.6%, respektivisht.

Versioni më i hershëm i iOS Donut (1.6), vazhdon të qëndrojë në një shpërndarje 0.2%

Gingerbread ka provuar se është një platformë e qëndrueshme. Në raportin e vjetër të Dashbord i dal në janar, thuhej se 2.3 ishte prezent në 47.6% të pajisjeve, dhe numri po binte nga 55.8% që ishte në tetor.

Raporti i muajit janar gjithashtu zbuloi se 39.3% e përdoruesve përdorin versionin 4.0 dhe më lartë të Android.

Këto statistika konfirmojnë se Android-i qëndron i frangmetuar, sidomos duke e krahasuar me ekosistemin e mbyllur të Apple për iOS.Disa thonë se këto ndarja kanë shkaktuar shqetësime midis zhvilluesve.

Të dhënat nga raporti i Dashbord janë bazuar në numrin e pajisjeve Android që janë aksesuar nga Google Play gjatë një periudhe 14 ditore që përfundoi të hënën. (PCWorld Albanian)

Android-Apps

Tags >

android
Lajmet e fundit>