Lajmet

Më në fund versioni i përditësuar i Google Maps mund të integrohet në uebfaqe të ndryshme

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Më në fund versioni i përditësuar i Google Maps mund të integrohet në uebfaqe të ndryshme

Më në fund do të jetë i mundur integrimi i versionit të ri të Google Maps në faqet e ndryshme në ueb.

Kompania ka përditësuar shërbimin Maps në muajin maj, por nuk e kishte shtuar ende opsionin e përfshirjes së hartave në uebfaqet e tjera.

Shërbimi Maps i ridizajnuar është lançuar fillimisht në versionin beta dhe në të mund të kërkoje ose të shfletoje vendndodhje të ndryshme, por shumë opsione të tjera mungonin, përfshirë këtu edhe opsionin e integrimit të hartave në uebfaqet e tjera.

Tashmë, versioni i përditësuar i Maps nuk ofrohet më në beta, por është i hapur për këdo që ka interes t’a përdorë dhe me siguri lejimi i integrimit të hartave mund të jetë një lëvizje e Google për të përshtatur sa më shumë njerëz ndaj ndryshimeve më të fundit.

Versionet e integruara të Google Maps do të funksionojnë në të njëjtën mënyrë si uebfaqja e plotë. Në to mund të ruhen vendndodhje të ndryshme si dhe mund të shfaqen reklama.

Sipas kompanisë, reklamat do të shtohen në javët në vazhdim dhe do të shfaqen në mënyrë të ngjashme me reklamat në desktop ose në pajisjet mobile. Përsa i përket integrimeve të mëparshme Maps mund të themi se do shfaqen sërish sipas dizajnit të vjetër. (PCWorld Albanian)

google-logo-stock1

Lajmet e fundit>