Lajmet

Më në fund vjen përditësimi i Chrome për Android

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Më në fund vjen përditësimi i Chrome për Android

Pas një kohe të gjatë që kur u bë përditësimi i fundit, Chrome 25 për Android më në fund përditësohet duke ardhur me disa ndryshime, që mund të jenë të leverdishme për përdoruesit.

Disa nga këto përditësime përfshijnë shpejtësinë, qëndrueshmërinë dhe funksionimin e përgjithshëm të shfletuesit.

Ndoshta kur të tregojmë që hera e fundit kur ky shfletues u përditësua ishte nëntori i vitit 2012 nuk është kohë e largët nga sot, por me të vërtet, duke e pasur parasysh dinamikën në të cilën po jetojmë, kur risi të shumta mund të vështirësojnë qëndrueshmërinë, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të pengojnë në përgjithësi rrjedhshmërinë e dëshiruar të funksionimit të shfletuesit, ky përditësim i sotshëm mund të duket vërtet i ardhur pas një kohe të gjatë.

Në blogun e vet që raporton për përditësimin e Chrome, programuesi nga ndërmarrja Google, Jason Kersey zbuloi ndryshimet e përfshira, duke ofruar edhe disa hollësi.

Përmirësimi më i madh i cili mund të pritet mirë nga entuziastët e shfletuesit Chrome është në versionin më të fundit të V8, që është makina JavaScript e Chrome. Ndryshimet e tjera përfshijnë reagimin më të mirë kur të bëhet ndukja-për-zmadhim, funksionim i përmirësuar i shfletimit gjatë zhvendosjes me rrotë, mbështetje e zgjeruar për ndryshimet në HTML5 që nga lëshimi në nëntor dhe një ndryshim në lejim që ia mundëson Chrome të ndalojë audion kurdo që funksionet për thirrje dhe telefoni janë në përdorim.

Audioja do të vazhdojë të transmetohet nga shfletuesi edhe nëse është në sfond, përveç për funksionimin e telefonit.

Pse nuk duhet të mbani të hapura më tepër se 9 tab-e në shfletues?

Chrome vazhdon të ketë një përqindje relativisht të vogël të pranisë së tregut në Android, por kjo pritet të ndryshojë teksa më tepër pajisje me Android të tipit Jelly Bean pritet të vijnë, që është versioni i vetëm i Android që e ofron shfletuesin Chrome si shfletues të nënkuptuar. (PC World Albanian)

Chrome Android

Lajmet e fundit>