Lajmet

Më në fund vjen Vine për Windows Phone

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Më në fund vjen Vine për Windows Phone

vine-windows-phoneMë në fund, aplikacioni i Twitter-it, për regjistrimin e videove prej 6 sekonda, është i diponueshëm edhe për sistemin e tretë operativ mobile më të përhapur në botë.

Pas Instagram-it, i cili pritet të lançohet në javët e ardhshme, Vine është një prej aplikacioneve më të pritura për platformën e Microsoft-it.

Gjithçka është krijuar ashtu si edhe në homologet e iOS dhe Android. Përdoruesit prekin dhe mbajnë të prekur ekranin për të filluar regjistrimin dhe e lëshojnë atë për të përfunduar ose për të ndaluar regjistrimin.

Vine për Windows Phone përfshin disa prej mjeteve më të avancuara të kompanisë për krijimin e videove, si rrjeta në ekran apo një “ghost mode” për animimin. Aplikacioni përfshin edhe një seksion “Explore” për të zbuluar përmbajtje të re bazuar në zhanret më popullore.

Në ndryshim nga versionet për iOS dhe Android, aplikacioni i Windows Phone i lejon përdoruesit të vendosin llogaritë në ekranin fillestar të telefonit si dhe të përdorin Pivots për të kaluar mes aplikacioneve të tjera.

Vine | Windows Phone | iOS | Android (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>