Lajmet

Me një MasterCard përfitohet WiFi falas në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Me një MasterCard përfitohet WiFi falas në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

bdcb760bd32e182f7632ca97211feb96d4478728Kompania e kartave të kreditit dhe shërbimeve të pagesave, MasterCard ka nënshkruar një marrëveshje me firmën britanike të shpërndarjes së internetit, The Cloud për dhënien e wifi falas në qindra vende publike në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga kjo marrëveshje, duhet të shkarkojnë aplikacionin MasterCard Priceless London WiFi i cili është i disponueshëm në App Store dhe në Play Store dhe do të kenë internet shumë të shpejtë. Kështu ata përdorues që janë me pushime do kenë mundësi të kontrollojnë postën elektronike apo të chatojnë me miqtë në rrjetet sociale.

The Cloud është një kompani e cila ofron shërbimin hostspot wifi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në vendet publike si kafene, restorante, stacione treni etj. Aplikacioni ju pajis gjithashtu me disa oferta apo promocione të cilat ju mund ti shfrytëzoni në vende të caktuara me anë të MasterCard Priceless Cities Program. Nëqoftëse do të shkarkoni aplikacionin ju duhet të regjistroni nga shtëpia juaj, pra para se të udhëtoni. (PC World Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>