Lajmet

Më pak se 500 ditë mbeten nga ndalimi i suportit për Windows XP

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Më pak se 500 ditë mbeten nga ndalimi i suportit për Windows XP

Windows XP ka më pak se 500 ditë kohë “për të jetuar”, sipas orëve që numërojnë për së prapthi në Microsoft.

Kompania do të ndalojë suportimin për XP në 8 prill 2014, atëherë kur do të lançojë edhe përditësimin e fundit për sistemin operativ 11 vjeçar. Microsoft ofron një “countdown gadget” që numëron ditët deri në 2014-n. Çuditërisht, ai funksionon vetëm në Windows 7.

Kur Microsoft-i të mos ofrojë më mbështetje për Windows XP, atëhere do të bëhen 12 vjet e pesë muaj ose më saktë, dy vjet e gjysëm më tepër se praktikat e tyre të zakonshme. Ky është një rekord i ri që kalon sistemin e kaluar Windows NT i cili pati suport për 11 vjet e 5 muaj.

Jetëgjatësia e Windows XP u rrit edhe më tepër për shkak të dështimit në një farë mënyre nga ana e konsumatorëve që pësoi Windows Vista.

Përdoruesit e XP refuzuan të bënin ndryshimin e sistemit të tyre operativ për shkak të problemeve që pati Vista, mungesës së suportit me drive-ra, etj.Pasuesi i saj, Windows 7 pati mjaft sukses pas dështimit të Vista-s.

Sipas statistikave të tetorit nga Net Applications, Windows XP, zotëron 40.7% të desktop-ve dhe notebook-ve personalë (online) në botë. Windows 7 ka një përqindje tregu prej 44.7%. Vista na ana tjetër, ze vetëm 5.8%.

Edhe pse Microsoft-i po i nxit përdoruesit të kalojnë nga XP në një sistem më të avancuar, analisti Michael Silver i Gartner shprehet se, “me shumë mundësi, 10 – 15% e kompjuterëve të ndërmarrjeve do të vazhdojnë të punojnë me XP edhe pas prillit të 2014-s.” Të dhënat e Net Applications raportojnë se deri në prill 2014, kompjuterët me Windows XP do të zenë 27 – 29% të të gjithë atyre online në botë.

Ndërkohë, përdoruesit e Windows XP që duan të kenë një orë “countdown” në desktopin e tyre mund të instalojnë TimeLeft. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>