Lajmet

Me përditësimin e Mozilla Firefox prezantohen ndryshime të rëndësishme të Download Manager

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Me përditësimin e Mozilla Firefox prezantohen ndryshime të rëndësishme të Download Manager

mozilla firefox 1Firefox 20 është versioni më i fundit i lançuar nga Mozilla si për kompjuterët personalë PC po ashtu edhe për kompjuterët Mac.

Ky version u prezantua me disa karakteristika të reja duke përfshirë këtu edhe një Download Manager të ri i cila ka disa ndryshime krahasuar me atë të vjetrin.

Ndryshimi i parë që vihet re menjëherë është butoni i ri i shkarkimit që ndodhet pas butonit Home.

Kjo mundëson akses shumë të shpejtë tek tre shkarkimet e fundit. Kur jeni duke shkarkuar diçka butoni i shkarkimit (Download) do të shfaqë kohën që ka ngelur deri në përfundimin e tij.

Në të kundërt do të ketë formën e një shigjete.

Me klikimin e “Show All Downloads” ose me përdorimin e komandave të Ctrl+J në Windows ose Command+J në Mac do mund të shihni të gjitha materialet e shkarkuara të listuara tek Library ku ju mund të menaxhoni gjithashtu historikun e shfletuesit, faqet e preferuara dhe tag-et.

Tek Library përdoruesit kanë mundësinë e ndalimit të procesit të shkarkimit, hapjen e direktorive ku është ruajtur materiali i shkarkuar, mund të kopjojmë linkun e shkarkimit, mund të fshini dokumente specifike ose gjithë historinë e shkarkimit.

Në rast se ky Download Manager nuk ju pëlqen mund të vazhdoni të përdorni të vjetrin duke ndjekur veprimet e mëposhtme. Tek fusha ku shkruhen adresat shkruani “about:config” dhe më pas kërkoni për browser.download.use ToolkitUI. Ndryshoni vlerën nga False në True dhe kështu keni realizuar aktivizimin e versionit te vjetër.

download manager

Përzgjedhja e Download Manager është në dorën tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>