Lajmet

Me Personalitet Point-and-Shoot

Mar 17 2009
0 Shpërndarje
Me Personalitet Point-and-Shoot

altDuke ofruar LCD me pamje direkte, module të skenave dhe tipare tjera të përshtatshme për përdoruesit, aparatet SLR bëhen pothuajse aq të lehtë, sa edhe aparatet point-and-shoot. Çmimet e tyre vazhdojnë të ulen. Kemi testuar disa nga SLR-të më të mirë të gjeneratës së re, duke përfshirë edhe disa modele që do të habisin edhe profesionistët.

Përshtypja se aparatet dixhitalë SLR (single-lens reflex) janë shumë të komplikuar është duke u zhdukur. Gjithashtu ekziston bindja se ata nuk kanë disa tipare që gjenden te aparatet point-and-shoot. Edhe pse aparatet SLR nuk do të zëvendësojnë aparatet e xhepit edhe ca kohë, shumë prej përdoruesve janë duke marrë në konsideratë kalimin në SLR dixhitalë.
Kemi testuar tetë nga modelet e reja SLR dhe kemi kuptuar se mund të merrni më shumë nga sa prisni nga një kamera fotografike. Nuk po flasim për megapiksel, edhe pse rezolucioni po rritet gjithnjëë. SLR-të tani përfitojnë nga zvogëlimi i teknologjisë të përdorur në modele profesionale, por edhe nga shtimi i tipareve në modelet point-and-shoot të aparateve dixhitale.
Zakonisht, SLR-të e shtrenjtë kanë mundësi ekstra, si për shembull shpejtësinë e marrjes së imazheve për sekondë, (për fotografimin e veprimeve të shpejta), dhe performansën më të mirë ISO (e cila përmirëson fotografitë me dritë të dobët dhe në ambiente të mbyllura). Nikon D90, me çmim 1250$, që është cilësuar si Blerja Jonë më e Mirë, është SLR-ja e parë që mund të regjistrojë video (me rezolucion 720p). Nuk mund të konkurrojë me kamerat e xhirimit, por pritet që në të ardhmen kjo mundësi të përmirësohet (Canon 5D Mark II regjistron video me 1080p).
Mundësitë e fotografimit në skenat e aparateve point-and-shoot, zbulimi i fytyrës dhe shikimi i drejtpërdrejtë (për bërjen e fotografive nga ekrani LCD), janë gjithnjë e më të shpeshta. Nga modelet këtu, vetëm ai i nivelit fillestar Nikon D60, me çmim 650$, nuk e ka mundësinë e bërjes së fotografive nga ekrani LCD. Sony ka vendosur një sensor ekstra në modelin e vet DSLR-A300K për fotografi më të shpejta dhe më të sakta. Nikon dhe Canon përdorin auto-fokus me faza, që varet nga sensorët e fokusimit të aparatit, dhe autofokus për zbulim të kontrastit, që ndjek kontrastin për të përcaktuar fokusin, te D90 dhe EOS 50D, me çmim 1600$.
Vetëm një aparat, Olympus E3, me çmim 2700$, nuk ka module të skenave për fotografi në kushte të caktuara. Edhe pse në këtë kohë, vitin e kaluar, SLR kishte mundësinë të zbulonte fytyrat e personave, këtë vit të gjithë aparatet nga Canon (përveç EOS 40D) e kanë këtë mundësi.
Stabilizimi i fotografisë është një trend tjetër i përhapur në SLR. Ndërsa disa prodhues, si Canon dhe Nikon, vendosin funksionin e stabilizimit të fotografisë brenda lenteve, të tjerët e vendosin atë në trupin e aparatit. Pentax ka vepruar ashtu me K20D, 1000$, siç kanë vepruar Olympus dhe Sony me SLR-të e tyre.
Sensorët për pastrimin e lenteve brenda aparatit tani janë të zakoneshëm. Ky tipar nuk eliminon nevojën e pastrimit manual të sensorit në disa raste, por do t’ju ndihmojë që mos mblidhet pluhur në sensor, që shfaqet zakonisht me pika në fotografi.
SLR-të e rinj vërtetojnë se nuk duhet të harxhoni shumë para për fotografi të shkëlqyera. EOS Digital Rebel XS i Canon, me çmim 700$, ka arritur të hyjë në tabelën tonë. Ka hyrë gjithashtu edhe EOS 50D, pasardhësi i tij me rezolucion më të lartë, si dhe EOS 40D, me çmim 1300$. Për ta përmbledhur listën e modeleve të testuara përmendim edhe Pentax K20D, i cili ofron tipare të shkëlqyera fotografimi dhe performancë të shkëlqyer.
Në listë nuk është Panasonic Lumix DMC-G1 (800$, me lente 28mm-deri-90mm), i cili nuk ka strukturën e modeleve SLR, por përdor lente të ndërrueshme. Kemi testuar edhe dy modele për profesionistë, Nikon D700 (3600$ me 24mm-deri-120mm, f/3.5-deri-5.6 lente VR; find.pcworld.com/62059) dhe Sony Alpha DSLR-A900 (5100$ ne 24mm-deri-70mm, f/2.8 lente; find.pcworld.com/62069). Me më pak tipare ishte Olympus E-520 me çmim 1000$ (find.pcworld.com/62071), i cili ka lente 14mm-deri-42mm, f/3.5-deri-5.6 lente, por ka një dizajn jo elegant dhe kualitet të dyshimtë.

alt1 Nikon D90
Nikon D90 është SLR-ja e parë që mund të regjistrojë video. Ky tipar duhet të përmirësohet, por si edhe shumë vegla të fotografëve, modeli D90 është një opsion i vlefshëm nga shumë këndvështrime.
D90 me 12.3 megapiksel (1250$, me lentet AF-S ED 18-deri-105mm) ka një LCD të shkëlqyer, 3inç dhe mundësinë e shikimit të drejtpërdrejtë, zbulimit të fytyrës dhe editimin e fotografisë brenda aparatit.
Është ndërtuar mirë, por jo i përsosur. Pjesa ku kapet është e përshtatshme dhe dizajni është intuitiv. Sistemi i dendur i menyve është i lehtë për t’u përdorur dhe i përshtatshëm, me elemente si My Menu, që ruan opsionet më të përdorshme.
Një buton në pjesën e prapme aktivizon funksionin për shikim të drejtpërdrejtë, ku përfshihet edhe regjistrimi i videove dhe marrja e fotografive, me 720p në 24 fps. Kur bëja fotografi, shikimi i drejtpërdrejtë nuk ishte i përshtatshëm dhe autofokusi ishte i ngadalshëm, për këtë arsye përdora kuadrin.
Para se të regjistroni ndonjë video, duhet të rregulloni autofokusin mbi subjekt, duke përdorur shikimin e drejtpërdrejtë. Gjatë regjistrimit, D90 rregullon në mënyrë automatike ekspozimin, por jo fokusin. Mund ta rregulloni në mënyrë automatike fokusin kur bëni fotografi, por nuk m’u duk e përshtatshme pa trekëmbëshin e aparatit. Gjithashtu, pasi CMOS regjistron videon, mund të shihni një lëvizje të fotografisë (si një dridhje). Audio nga mikrofoni nuk ishte aq e mirë dhe nuk mund ta përdorni mikrofonin për të regjistruar të dhënat në lëvizje.
Modeli D90 shkëlqeu në testet e Qendrës së Testimit të PC World, duke e radhitur të dytin Canon 50D. Me fotografitë e mia, ishte i shpejtë në autofokus dhe zakonisht qëllonte në shenjë. Blici automatik ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm. Por D90 synon të largojë pjesët me dritë të tepërt dhe kam parë disa shkëlqime te pjesët me kontrast shumë të lartë. Edhe pse kishte vende të papastra te pjesët e errëta në shpejtësi më të larta se ISO 400, ishte minimale në krahasim me fotografitë me film.
                                    -Kathleen Cullen

2 Canon EOS 50Dalt
Në mesin e SLR-ve dixhitalë, Canon EOS 50D (1600$, me EF 18mm-deri-200mm, lente f/3.5-deri-5.6 IS USM. Vetëm baza e aparatit, 1200$) ka numrin më të madh të pikselave, me 15.1. Ka arritur një kualitet Superior të fotografisë, njësoj si në testet e Qendrës së Testimit të PC World. Fotografitë kishin kualitet të mirë dhe saktësi, si me blic dhe me dritë natyrale. Në testin tonë ISO, modeli 50D ka performuar pothuajse njësoj me EOS 40D. Anëtarët e jurisë nuk kanë pranuar rezultatet ISO 3200 dhe i kanë radhitur si ISO 1600.
Modeli 50D është SLR-ja e parë nga Canon, me teknologjinë e gjetjes të fytyrës, që ka dhe mundësinë e rregullimit të autofokusit, që të përshtatet me lentet që keni. Është radhitur me 6.3 imazhe për sekondë dhe ka mundësinë që të bërë deri 90 fotografi JPEG, me kartat UDMA CompactFlash (40D arrin 75 JPEG). LCD-ja me 3 inç ka rezolucion me 920,000 pikë për inç, një përmirësim i theksuar nga 40D.
Më dëshpëroi opsionin e shikimit të drejtpërdrejtë, por aparati është i përshtatshëm, për shkak të butonit të dedikuar. Në autofokus përkrah zbulimin e kontrastit dhe fazave të caktuara. Fatkeqësisht, në testet e mia, nuk kam mundur të marr fokus që desha.
Edhe pse menytë tani janë me më shumë grafika, ato mbeten të ngjashme me modelet tjera të Canon. Një ankesë: Ndryshimi i pikës së fokusit merr dy hapa dhe shpesh duhet të shikoni larg nga kuadri.
Kur jemi duke folur për kuadrin, mbulueshmëria e tij nuk është ajo që sensori merr. Nganjëherë kjo të detyron të ribësh fotografinë. Munda të bëj fotografi me gishtërinj të hollë apo të trashë, me butonin që gjendet afër kuadrit. Me kalimin kohës mësova si të bëj fotografi duke marrë më shumë nga pamja e ambientit.                     

   -Melissa J. Perenson

3 Canon EOS Digital Rebel XSi
alt
Canon Digital Rebel XSi me 12 megapiksel, si pjesë e një kompleti prej 800$, vjen me lente 18-deri-55mm IS (f/3.5 deri 5.6) dhe ofron stabilizim të fotografisë e zgjatje fokale 35mm, me zgjatje nga 29, deri në 88mm. Në modulin burst mund të bëni 3.5 imazhe për sekond.
LCD me diagonale 3-inç (pa rezolucion të lartë) gjendet në pjesën e prapme. Mundësia me pamje të drejtpërdrejtë përdor sensorin për shikimin paraprak të fotografisë dhe detyrat e fotografimit, kështu që ajo çka shihni në ekran është ajo që aparati regjistron. Edhe pse ka përparësitë veta, performanca e tij është më të ngadalshme se Sony Alpha DSLR-A300K.
Tipari në panel, A-Dep, rregullon thellësinë e fushës që të gjitha subjektet të jenë në fokus. Fotografët profesionistë do të pëlqejnë mundësinë e XSi për zbulimin e njollave dhe theksimin e prioritetit të ngjyrave. Do t’ju mundësojë të kapni më shumë detaje te fotografitë edhe pse në këtë rast nuk do të keni standardin ISO 100. Mundësia për largimin e njollave ndihmon në ISO të larta.
Në testet tona, fotografitë XSi ishin të qarta dhe të ekspozuara shumë mirë. Fotografitë kishin pak njolla në hije dhe në disa pjesë të kontrastit.
                                -Kathleen Cullen

alt4 Canon EOS 40D
Canon EOS 40D (vetëm trupi i aparatit kushton1150$, ose 1300$ me lentet 28 deri134mm) ka arritur rezultatin Shumë Mirë në testet e kualitetit të fotografisë në Qendrën e Testimit të PC World. Fotografitë ishin të balancuara mirë, me ngjyrim të mirë dhe saktësi, si në dritë natyrale ashtu edhe me blic.
Mes tipareve të tjera, ky aparat 10.1-megapiksel ofron një LCD 3inç, me pamje të drejtpërdrejtë me 230,000 piksel, një transmetues wireless dhe caktimin e prioritetit për bardhësinë në hapësirat e shndritshme. Fokusi nëntë-pikësh është treguar i shpejtë dhe i saktë në testet që i kam bërë.
Një tjetër përparësi është sistemi për reduktimin e pluhurit (tani është në dispozicion tek 50D dhe Rebels). Mund të rregulloni që sensorët të vetë-pastrohen çdo herë që startoni aparatin, proces i cili ishte mjaft i shpejtë dhe nuk vononte fotografimin.
Por vura re se nuk mundja të shihja skajet e fotografisë përmes kuadrit. Në modulin Program, mund të ndryshoja rregullimet për ISO.
                                -Melissa J.Perenson

alt

5 Sony Alpha DSLR-A300K
Sony Alpha DSLR-A300K (550$, në komplet me lentet 18mm-70mm) ka një LCD fleksibël, që punon në kohë reale. Pasi moduli përdor pasqyrë të ndarë nga sensori, për të transmetuar atë që sheh, nuk imponon ndonjë ngadalësim në punën e sensorit të aparatit, kur bëni fotografi. U dëshpërova kur pashë se si ekrani 2.7inç u zgjerua vetëm vertikalisht. Mund të imagjinoj se si mund të jetë e vështirë të punohet me këtë ekran, por ka shpresë se kjo do të përmirësohet në të ardhmen.
Aparati ka mundësinë për bërjen e tri fotove në sekondë (2 foto në sekondë nëse përdorni shikimin e drejtpërdrejtë). Mund ta përdorni shumë mirë për fotografi nga afër, ku ofrohet edhe stabilizimi i fotografisë.
Kam parë një rregullim të mirë të turbullimeve dhe përshtatje të kontrastit në skaje. Në Qendrën e Testimit të PC World, ky model arriti rezultatin Shumë Mirë, për kualitetin e përgjithshëm të fotografisë, duke përfshirë edhe ekspozimin e shkëlqyer të blicit.
Ekspertët mund të vlerësojnë opsionin Exposure Shift. Së pari ju zgjidhni një ekspozim të përshtatshëm e pastaj ky funksion ndihmon të bëni një barazim të ekspozimit me shpejtësinë e hapjes së kapakut të lentave dhe kapjes së pozave.
                                    -Kathleen Cullen

6 Olympus Evolt E-510
Me çmim 600$, me lente standard 14 deri 42mm, Evolt E510 me 10 megapiksel, nga Olympus është aparat solid dhe fleksibël që bën fotografi të shkëlqyera në çfarëdo ambjenti.
Butoni në pjesën e sipërme të aparatit ofron 5 skena dhe 13 modele të tjera, të dizajnuara për situata të veçanta, radhitur nga fishekzjarrët deri tek panoramat, që mund të zgjidhen nga menyja.
Ky aparat mund të ndajë fotografitë nga blici dhe balanca e bardhë. Aparati ofron dy nivele stabilizimi të fotografive, butonin për shikim paraprak, module të ndryshme të matjes dhe opsionin për pastrim e pluhurit mbi sensor.
Shikimi i drejtpërdrejtë i E510 është ndihmues. Duke e përdorur shumë mund të shkaktoni nxehjen e sensorit dhe shfaqjen e njollave në fotografi.
Ankesat e mia kryesore ishin se ndërfaqja me disa tipare të avancuara është pak e komplikuar. Një tjetër mangësi është mungesa e ndryshimit të fokusit te lentet e Olympus, ku duhet të ndryshoni opsionin e autofokusit.
Gjallëria dhe natyraliteti i ngjyrave ishin shumë të mira dhe E-510 përballonte shumë mirë të gjitha kushtet. Në radhitjet e ulëta ISO, fotografitë shfaqnin disa njolla dhe kur arrin ISO 800, njollat paraqiten, por nuk janë aq keq sa në aparatet me çmime të ngjashme.                       

                                 -Rick LePage

7 Olympus E3alt
E3, me 10.1 megapiksel, është një pako tërheqëse për profesionistë dhe amatorë seriozë. Me lente 12 deri 60mm, (24 deri120mm, të barabarta me 35mm), kushton 2700$ dhe peshon 3.25 pound.
Fatmirësisht, E3 ofron shpejtësi dhe fleksibilitet. Në testet e mia ofroi autofokus të shpejtë. Mund të marrë deri në 5 foto në sekondë. Ekrani i shndritshëm 2.5-inç LCD, rrotullohet dhe nxirret.
Mund të rregulloni pullat dysektorëshe në mënyrën më të përshtatshme; për shembull të rregulloni shpejtësinë e mbylljes së lenteve. E njëjta gjë është edhe për disa kontrolle tjera.
E3 ofron kontroll të zgjeruar mbi nivelin e ngjyrave, që është gjë e mirë, pasi për mua në disa raste nuk ishte aktivizuar balancimi i ngjyrave. Peizazhet me borë, ujë dhe qiell dukeshin sikur ishin të bëra me ndonjë filtër të kaltër. Përdorimi i shpeshtë i ndarjes së fotografisë ndihmoi shumë pak. Fatmirësisht, sesionet pasuese prodhuan rezultate shumë më të mira, fotografi më të sakta, detaje të jashtëzakonshme dhe ca fotografi me ekspozim të dobët.
                          -Tracey Capen

8 Canon EOS Digital Rebel XSalt
Canon EOS Digital Rebel XS ka një ofertë të gjerë tiparesh, modulesh dhe një kualitet të shkëlqyer fotografish. Me çmim 700$, ai vjen me një lente të vetme, me 18 deri 55mm IS (f/3.5 deri 5.6), që ofron stabilizim të fotografive dhe një largësi fokale 35 mm.
Disa butona janë vendosur në vende të papërshtatshme. LCD-ja 2.5 inç, nuk është sa ekrani 3 inç i XSi, por prapë është mjaft i mirë. Me 15.9 onc, XS është SLR-ja më i lehtë i Canon, deri më tani.
Me rezolucion 10.1 megapiksel dhe autofokus shtatë-pikësh, në mesin e shumë tipareve, XS ka aftësi solide për një aparat për fillestarë. Gjithashtu ka një shpejtësi prej 3 fotosh në sekondë. Kjo është mjaft e përshtatshme.
XS ka mundësinë e shikimit të drejtpërdrejtë, por nuk ka dy tiparet kryesore që janë parë në XSi, si gjetja e njollave dhe vendosja e prioriteteve të ngjyrave. Fillestarët nuk do të ndjejnë mungesën e tyre, por përdoruesit profesionist po.
Kuadri i vogël ofron një matës për autofokus. Pika e kuqe që shfaqet kur caktohet fokusi më është dukur pak shpërëndruese, pasi që nuk qëndron shumë për ta parë sa duhet.
Fotografitë ishin të ekspozuara mjaft mirë dhe të qarta. Edhe ngjyrat ishin mjaft të sakta, por pashë disa ndërhyrje dhe turbullira. XS ka arritur një rezultat shumë të mirë në testet e Qendrës së Testimit të PC World edhe pse ishte më i ngadalshëm se XSi.
                                -Ginny Mies

alt9 Nikon D60
Nikon D60, 10.2-megapiksel, me çmim 650$, ofron editim të avancuar të fotografisë nga aparati dhe LCD të ndritshme 2.5-inç, në një konstruksion solid. Kompleti përfshin lentet Nikkor 18 deri 55mm AF-S (f/3.5 deri 5.6), që kanë gjatësi fokale 35mm, në rangun 29 deri 88mm.
Arrita të kaloj shumë lehtë nëpër meny dhe të ndryshoj konfigurimet me butonin e lëvizshëm në katër anë, në pjesën e djathtë të LCD-së. Fillestarët, por edhe profesionistët, mund të shohin si ndihmesë mesazhet e ndihmës, të cilat shfaqen me shtypjen e një butoni. LCD-ja është i ndritshëm dhe i dukshëm në shumicën e ambienteve dhe kuadri ka një madhësi adekuate.
Zbulova se aparatit i mungon funksioni për hapje dhe mbyllje automatike të lenteve, për ekspozim dhe balancimin e ngjyrës së bardhë. Ky aparat nuk ofron shikim të drejtpërdrejtë. Një tipar interesant është ndalimi i veprimit të animacioneve, sepse pasi bëni fotografi JPEG dhe i zgjidhni në meny, aparati mund të krijojë me to në një klip të shkurtër AVI. Rregullimet standard dhe modulet përfshijnë opsionin burst (rreth 3imazhe në sekondë), balancim të ngjyrës së bardhë, kompensim të ekspozimit, makro, dhe fotografi bardh-dhe-zi.
Kompleti i lenteve prodhoi fotografi të qarta, pa shumë paqartësi, ndërsa tipari për kontrollin e njollave dhe largësinë dinamike ishte shumë i dobishëm. Në testin e Qendrës së Testimit të PC World, D60 arriti një rezultat të mirë, por nuk është kategorizuar mirë për ekspozimin që ka.                   

                                               -Kathleen Cullen

10 Pentax K20Dalt
Pentax K20D, që shitet me lentet 18 deri 55mm, për 1000$, është një model i mirë për përdoruesit që kalojnë nga aparatet point-and-shoot.
Aparati ka një sensor 14.6 megapiksel CMOS, si dhe një sinkronizim të blicit, për lidhje me pajisje të jashtme për blic. Edhe pse shikimi i drejtpërdrejtë në ekranin LCD nuk është aq i shpejtë sa te Sony DSLR-A300K, shikimi i drejtpërdrejtë në ekranin LCD K20D me diagonale 2.7 inç vjen drejtpërdrejt nga sensori dhe ju lejon të përdorin zoom për të kontrolluar fokusin.
Në testet e mia, aparati dukej pak i ngadalshëm në autofokus. Nuk ka llambën ndihmëse AF. Në dritë natyrale, gjatë ditës, performoi shumë mirë. Marrja e vazhdueshme e fotografive me 3 foto në sekondë është mjaft e arsyeshme, si një pikë fillestare (vetëm nëse doni të bëni fotografi nga ngjarje sportive të shpejta).
K20D ka disa opsione interesante unike. Njëri, TAv, është për hapjen e lenteve dhe prioritetin e objekteve. Ashtu si opsioni manual, lejon të zgjidhni rregullimet për hapjen e lenteve, por aparati do të përshtatë ISO-n automatikisht, për ekspozim automatik. Ky është një tipar interesant për rregullimin e thellësisë së caktuar të fotografisë dhe ngrirjen e veprimeve të turbullta. Ju lejon të jeni kreativë edhe të shpejtë.
Me sipër, apo nën 400 ISO, fotografitë ishin të qarta dhe kishin tone shumë të mira ngjyrash. Por me ISO 800 e sipër, filluan të shfaqen njollat. Aparati ofronte kualitet të mirë në përgjithësi në testet e Qendrës së Testimit të PC World.   
                                    -Kathleen Cullen

SLR alternativ nga Panasonic

Pengesa më e madhe për disa njerëz për blerjen e SLR-ve dixhital janë pesha dhe madhësia. Panasonic Lumix DMC-G1 mund të jetë një opsion. Është më i lehtë dhe më i vogël se çdo SLR tjetër. Ka tipare që e bëjnë të përshtatshëm për përdoruesit e aparateve point-and-shoot. Por ama është i shtrenjtë (800$) në krahasim me modelet e dobëta të SLR-ve. Edhe në teste nuk prodhoi fotografi me kualitet sitë SLR-ve të vërtetë.
Po them “SLR të vërtetë”, pasi teknikisht DMC-G1 nuk është i tillë. Nuk ka pasqyrë (“reflex” në “single-lens reflex”) dhe nuk ka mekanizëm për të reflektuar fotografitë e marra nga lentet, përmes prizmit dhe kuadri me nivel të syrit. Në vend të kësaj, ai bazohet në LCD-në 3 inç dhe kuadrin elektronik. Edhe pse kuadri është i mirë në llojin e vet, mua nuk më pëlqeu përdorimi i tij, veçanërisht në diell të fortë, pasi ishte vështirë të shikoje përmes tij, në dritë të fortë. Në dritë më të mirë, jep një pamje shumë të mirë të subjektit.
Në testet tona, DMC-G1 bëri një paraqitje jo aq mbresëlënëse. Fotot dukeshin të errëta, dhe balancimi i ngjyrës së bardhë nuk ishte aq i mirë në disa fotografi, kur përdorëm rregullimin automatik të aparatit. Fotografitë nuk ishin aq të qarta, krahasuar me SLR-të e tjerë konkurrues. Bateria punoi për 437 fotografi, që nuk është keq, por shumica e SLR-ve arrijnë (dhe kalojnë) 500 fotografi me lehtësi.   
Për më shumë informacione rreth mbresave nga testimi i Lumix DMC-G1, shikoni në find.pcworld.com/62091.
                                -Alan Stafford

Lajmet e fundit>