Harduer

Me proçesorët e rinj të Intel bateritë e tabletëve do të rezistojnë 50% më tepër

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Me proçesorët e rinj të Intel bateritë e tabletëve do të rezistojnë 50% më tepër

intelIntel kishte premtuar prej kohësh prodhimin e procesorëve efiçentë Haswell të përshtatshëm për tabletët dhe më në fund ata janë gati për të përmirësuar eksperiencën e konsumatorëve me këto pajisje.

Intel ka filluar prodhimin e procesorëve të rinj të gjeneratës së katërt me dy bërthama që konsumojnë shumë pak energji.

Këta procesorë janë pjesë e linjës së re të procesorëve Haswell të përshtatshëm për tabletët dhe hibridët laptop-tablet duke ruajtur jetëgjatësinë e baterisë së pajisjeve.

Tabletët e tillë si Microsoft Surface Pro ofrojnë një performancë të kënaqshme, por bateria e tyre nuk mund të rezistojë shumë gjatë. Sipas Intel procesorët e rinj, në varësi të përdorimit do të zgjasin jetën e baterisë me 50%.

Kostoja në këtë rast do të jetë një cilësi më e dobët e grafikës. Matjet kanë treguar se procesori ka nevojë për 4.5 watt energji kur bëhet fjalë për një tablet. Shpejtësia e këtij procesori është 1.5 GHz. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>