Lajmet

Me Retroshare mund të ndjeheni të sigurt në shpërndarjen e dokumenteve

Jun 14 2013
0 Shpërndarje
Me Retroshare mund të ndjeheni të sigurt në shpërndarjen e dokumenteve

Retroshare është një mjet që përdoret për shpërndarjen e dokumenteve midis përdoruesve. Për shkak të avantazheve të shumta që ofron në lidhje me sigurinë, pritet që të jetë përcaktuesi i gjeneratës së ardhshme të rrjeteve “peer-to-peer”.

Ndryshe nga softuerët klasikë “peer-to-peer” Retroshare nuk krijon lidhje me këdo, por vetëm me miqtë e besuar.

Problemi kryesor që shoqëron rrjetet ekzistuese për shpërndarjen e dokumenteve lidhet me faktin se përdoruesit nuk kanë kontroll mbi personat ku dërgohen informacionet e ndryshme.

Sigurisht që të gjithë do të donin të komunikonin në një mënyrë sa më të sigurt megjithatë kjo nuk është e lehtë të realizohet në Internet.

Retroshare është një platformë që vendos lidhje të enkriptuara midis miqsh të autentikuar. Kjo lidhje mund të përdoret për shërbime komunikimi të ndryshme ose për shpërndarjen e dokumenteve.

Ajo është e pavarur nga serverat qendrorë dhe të gjitha të dhënat u dërgohen vetëm miqve të përcaktuar. Retroshare është një rrjet social për shpërndarje i pavarur dhe i dizajnuar vetëm për njerëzit. Përdoruesit mund të shkarkojnë Retroshare këtu. (PCWorld Albanian)

E-mail concept on white background. Isolated 3D image

Lajmet e fundit>