Ja se si

Me SecureGmail enkriptoni mesazhet tuaja në Gmail me një klikim të vetëm

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Me SecureGmail enkriptoni mesazhet tuaja në Gmail me një klikim të vetëm

Google Chrome: Privatësia është diçka e çmuar dhe duke marrë shkas nga fakti se shumë kompani në ueb përpiqen të na gjurmojnë apo duke marrë parasysh ndodhi të fundit si mbledhja e të dhënave nga NSA, të gjithë kemi filluar të mendojmë seriozisht mbi sigurinë.

Një mjet për ta realizuar këtë është SecureGmail, funksionaliteti shtesë për Google Chrome, i cili lehtëson procesin e enkriptimit të mesazheve në e-mail me një fjalëkalim që e dini vetëm ju dhe marrësi.

Sapo instalohet, do të shihni një ikonë në formë çelësi ngjitur me butonin “Compose” në Gmail. Klikojeni për të hyrë në “secure compose” mode, ku do të keni mundësi të enkriptoni mesazhet para se t’i dërgoni.

Drafte nuk ruhen në serverët e Google, kështu që nuk keni të dhëna të enkriptuara në pritje. Do t’ju kërkohet të vendosni një fjalëkalim të cilin duhet ta dijë edhe marrësi në mënyrë që të dekriptojë mesazhin. Mund të përfshini gjithashtu edhe një aluzion që t’i ndihmoni marrësit ta kujtojnë fjalëkalimin.

Nëse marrësi nuk ka të instaluar SecureGmail, do t’i kërkohet ta bëjë këtë fillimisht dhe më pas të vendosë fjalëkalimin për të lexuar mesazhin. Ideale do të ishte që marrësit t’ia jepnit fjalëkalimin kur të jeni duke folur ballë për ballë.

Gjithë projekti është open source dhe kodi është i disponueshëm në GitHub nëse jeni të interesuar. SecureGmail përdor enkriptimin simetrik për të enkriptuar dhe dekriptuar çdo mesazh, prandaj zgjedhja e një fjalëkalimi të fortë është kyç. (PCWorld Albanian)

Gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>