Lajmet

Me shtojcën Wikitube lexoni nga Wikipedia dhe shikoni YouTube në të njëjtën faqe

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Me shtojcën Wikitube lexoni nga Wikipedia dhe shikoni YouTube në të njëjtën faqe

originalWikipedia dhe YouTube janë burime mjaft të dobishme me informacione dhe Wikitube ju ofron që të dy këto faqe së bashku për ta bërë kërkimin tuaj më efikas.

Kjo shtojcë është për Chrome dhe është mjaft e lehtë për t’u përdorur. Sapo ta instaloni, çdo artikull në Wikipedia do të ketë disa video të marra nga YouTube që vendosen në majë të artikullit.

Mund ta provoni edhe vetë për artikujt që ju interesojnë dhe do të shihni se videot që vijnë mund të jenë të përshtatshme dhe që përputhen me përmbajtjen e artikullit.

Nëse dëshironi të shihni më tepër, një shenjë e një plusi të madh të kuq në shiritin e djathtë të videos do të hapë më tepër rekomandime.

Ju me siguri nuk do të dëshironi që të shikoni video sa herë që kërkoni diçka në Wikipedia, por mund të mësoni diçka të cilën nuk do të donit ta lexoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>