Siguri

Më shumë aplikacione mashtruese në Google Market

May 31 2011
0 Shpërndarje
Më shumë aplikacione mashtruese në Google Market

Përafërsisht 25 aplikacione janë larguar prej Google Market nga ana e Google, dhe këtë e ka thënë edhe Lookout Mobile Security, e cila ka shtuar se kjo bashkësi e aplikacioneve mashtruese të paraqitura në Google ishte si pjesë e Droid Dream Light. Kompania ka thënë se më shumë se 30,000 deri në 120,000 përdorues duket të jenë infektuar nga to para se të zbuloheshin se janë aplikacione mashtruese.

Lista e aplikacioneve të infektuara përfshin emra si “Magic Photo Studio”, “Mango Studio”, E.T. Team” dhe “BeeGoo”.  Episodi i ashtuquajtur Dream Dorid Light në Android Market vjen pas të ashtuquajturit sulm “DroidDream të muajit mars” ku më shumë se 50 apliakcione të dëmshme u zbuluan në Google Market, duke promovuar një ndjenjë shqetësimi në lidhje me sigurinë mes përdoruesve të Android. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>