Lajmet

Më shumë detaje rreth linjës së smartfonëve Galaxy A3 dhe A7

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Më shumë detaje rreth linjës së smartfonëve Galaxy A3 dhe A7

samsung-galaxy-a7-priceSamsung së shpejti do të zbulojë seritë A të smartfonëve, imazhe dhe informacione të cilëve janë shfaqur në shumë në medi. Ndërsa ne tashmë e dimë një pjesë të madhe të specifikave rreth modelit mesatar të linjës, Galaxy A5, gjërat janë ndryshe kur bëhet fjalë për Galaxy A3 dhe A7.

Këtë rradhë ne kemi një ide më të qartë të asaj çfarë mund të presim nga Galaxy A3. Siç ju mund ta shihni smartfoni do të ketë një ekran 4.52 inç AMOLED me rezolucion 540×960 pixel, kamerë të pasme 8 Megapixel dhe frontale 5 Megapixel selfie.

Smartfoni do të fuqizohet nga çipi 64Bit Qualcomm Snapdragon 410 me proçesor 1.2 Ghz katër bërthamësh, ndihmuar nga 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të dhënash e cila mund të zgjerohet përmes microSD.

Dimensionet janë 130.1 x 65.5 x 6.9 mm dhe peshon 112 gram. Platforma do të jetë Android KitKat 4.4.4. Përsa i përket Galaxy A7, mendohet të ketë një ekran 5.5 inç. Nuk ka akoma detaje të tjera të smartfonit bazuar në informacionet e zbuluara deri tani. (PCWorld Albanian)

gsmarena_001

Lajmet e fundit>