Lajmet

Me “Unclouded”, kuptoni se çfarë është duke e zënë hapësirën tuaj në Dropbox dhe Google Drive

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
Me “Unclouded”, kuptoni se çfarë është duke e zënë hapësirën tuaj në Dropbox dhe Google Drive

gvat6thnbtun4byuhfowAndroid: Çfarë është duke zënë tërë hapësirën tuaj në Dropbox? A keni shumë kopje të të njëjtit skedar në Google Drive? Fitoni kontroll mbi ngarkesën tuaj në cloud me Unclouded for Android. Unclouded ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe tërheqëse.

Ju mund të kyçeni me shumë llogari Dropbox ose Google Drive, por mund të veproni vetëm me një në të njëjtën kohë, pasi që nuk ka ndonjë “magji” përgjatë platformave. Unclouded më pas është si një analizues i hapësirës së diskut, por për cloud.

Ai do të analizojë ngarkesën tuaj në cloud për të ardhur me madhësinë e tërë folderit, llojin e dokumenteve që keni (fotografi, audio, video, etj.) dhe sa hapësirë zë secili dhe do të radhis skedarët në bazë të kohës kur i keni modifikuar së fundi. Ai po ashtu i njeh skedarët e kopjuar dhe i liston ata ndarazi.

E tërë kjo është në dispozicion në versionin pa pagesë të Unclouded. Për të vepruar për të dhënat e tilla të grumbulluara, do të ju duhet të paguani 1.99 dollarë për versionin premium.

Ai ju mundëson që të fshini, ngarkoni, shpërndani, ri-emëroni dhe zhvendosni skedarët, e po ashtu edhe për të krijuar folderë të rinj. Aplikacioni është ende në fazën beta, kështu që do të duhet që t’i bashkoheni komunitetit në Google+ të tij për të fituar mundësinë për ta shkarkuar atë nga Play Store. Përndryshe, ju mund ta shkarkoni drejtpërdrejt APK-në. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>