Lajmet

Me VideoGhost mund të punoni dhe të shihni video on line në sfond

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Me VideoGhost mund të punoni dhe të shihni video on line në sfond

Keni pasur ndonjëherë nevojën ose dëshirën që gjatë punës në kompjuter të keni në sfond videon e një kënge apo pjesë të ndonjë shfaqjeje të preferuar? Në qoftë se po, atëherë VideoGhost është programi që ju ka munguar.

VideoGhost është një shfletues me tejdukshmëri të kontrollueshme. Procesi i aktivizimit është mjaft i lehtë sidomos nëse përdorni komandat e mëposhtme.

– Vendosni URL-në që dëshironi (ALT+Up)

– Përcaktoni rezolucionin dhe shtypni Play

– Përcaktoni nivelin e tejdukshmërisë nëpërmjet butonit Set (ALT+Right)

– Vazhdoni me punën tuaj në kompjuter ndërkohë qe videot luhen në sfond.

– Në qoftë se doni t’a çaktivizoni mund të shtypni (ALT+Down)

Të njëjtat komanda mund të realizohen edhe nëpërmjet klikimit të ikonave, por kjo konsiderohet si mënyrë shumë herë më e përshtatshme.

VideoGhost është ideal në rast se nuk doni që të humbisni asnjë episod të serialit tuaj të preferuar, ndërkohë që jeni duke punuar për një detyrë të caktuar. Është zgjedhja e duhur për këdo që përdor një ekran të vetëm, pasi maksimizon funksionalitetet e tij.

Duke qenë se është një shfletues mund të funksionojë për të gjitha faqet si p.sh YouTube, Vimeo, Netflix etj. Disavantazhi i VideoGhost është pamundësia për ti hapur videot në madhësinë e ekranit.

Përdorimi i tij është pa pagesë, por mund të ndikojë në përmirësimin e produktivitetit tuaj ose mund t’iu shkaktojë dëme të pariparueshme pasi mund t’iu shpërqendrojë. (PCWorld Albanian)

PCWorld

Tags >

video
Lajmet e fundit>