Lajmet

Me WinLock mund të mbani të fshehura programet tuaja në Windows

May 3 2013
0 Shpërndarje
Me WinLock mund të mbani të fshehura programet tuaja në Windows

Sado me rëndësi që mund të jetë puna që bëni me kompjuter, apo sado e gjatë që të jetë, patjetër që do të ju duhet të dilni nga kompjuteri të paktën për një pjesë të ditës.

Gjatë këtyre largimeve të shkurta mbase dëshironi që të mos jeni me merak nëse dikush është duke e parë faqen në shfletues apo thjesht në sistemin Windows, të cilën jeni duke e parë, por thjesht dëshironi që ajo të mos paraqitet.

Kjo gjë fare thjesht mund të bëhet edhe duke e bllokuar tërësisht kompjuterin me tastet Windows+L, si dhe përdoruesit duke ia lënë një fjalëkalim, por mbase mund të jeni në zyrën e punës dhe, derisa ju jeni në tualet, ndonjë koleg i juaj i punës duhet të punojë diçka me kompjuterin tuaj, kështu që ata prapë se prapë duhet të kenë qasje në kompjuterin tuaj të punës.

Një alternativë e qëlluar që mund të ndihmojë në këtë aspekt është vegla WinLock, që fsheh ndonjë faqe në shfletues, apo ndonjë dritare të Windows Explorer, që mund të bllokohet me një fjalëkalim.

Thjesht e shkarkoni, e instaloni dhe kur të ju duhet e lëshoni. Pasi ta keni lëshuar, një dritare e vogël do të paraqitet, me një fushë teksti për një fjalëkalim. Vetvetiu, fjalëkalimi është 123, por ju atë mund ta ndryshoni.

Kur dëshironi ta bllokoni një dritare thjesht vendoseni në fokus atë dritare dhe shtypni kombinimin e tasteve CTRL+Space. Në çast, dritarja do të zhduket, jo vetëm nga ekrani, por edhe nga shiriti për lëshim të shpejt që mund të ndodhet në shiritin tuaj në pjesën e poshtme të ekranit. Për një vëzhgues me jo fort njohuri, mund të duket që të gjitha programet janë të mbyllura.

Në Windows Task Manager mund të vërehet që programi WinLock është duke punuar dhe nga aty mund të ndalet, që e pamundëson më pas rihapjen e dritareve të bllokuara.

Kur dëshironi që të riktheni dritaren, thjesht klikoni ikonën e programit në shiritin me vegla në këndin e djathtë të ekranit dhe kur programi iu kërkon fjalëkalimin, shkruajeni atë. Dritarja juaj e fshehur më parë do të rihapet.

Nëse këta rreshta ju kanë bindur që mund të jetë një program me vlerë dhe nëse keni vendosur që ta provoni, duke klikuar këtu ju shkoni tek faqja për ta shkarkuar atë. (PCWorld Albanian)

WinLock

Tags >

windows
Lajmet e fundit>