Lajmet

Me Yapp mund të ndërtoni aplikacione për çdo event

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Me Yapp mund të ndërtoni aplikacione për çdo event

Nëse keni menduar se tashmë ekziston një aplikacion për çdo gjë, prisni derisa të shihni Yapp.

Yapp është një mjet pa pagesë i cili i mundëson përdoruesve të ndërtojnë dhe shpërndajnë aplikacionet e tyre mobile për evente të ndryshme, duke filluar nga konferencat e biznesit e deri tek party-t e ditëlindjeve.

Aplikacioni është tashmë i disponueshëm për Android dhe iPhone. Në Yapp mund të zgjidhni përmes një seti me “themes” apo karakteristikash të tjera për të dizajnuar një elemente mobile si ftesa eventesh, galeri me foto, furnizues lajmesh apo biografi të pjesëmarrësve.

Këto lloj aplikacionesh nuk përfshihen në Google Play apo App Store.

Përdoruesit mund t’i mbajnë private këto aplikacione dhe t’i shpërndajnë ato me miqtë dhe kolegët përmes linqeve. Ato shfaqen më pas brenda inbox-it të vetë aplikacionit.

Përdoruesit duhet të kenë një ID në Yapp për të shpërndarë dhe shkarkuar aplikacione eventesh. Gjatë gjashtë muajve që produkti ka qenë në versionin beta, Yapp raporton se rreth ¾ e përdoruesve e provuan produktin dhe mbi ½ e tyre ia dolën të ndërtonin me sukses të paktën një aplikacion.

Disa prej tyre madje janë treguar të zgjuar dhe kanë ndërtuar aplikacione për bamirësi, darka intime etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>