Analiza

Më shumë se gjysma e studentëve që blejnë laptop, zgjedhin Mac

Aug 10 2010
0 Shpërndarje
Më shumë se gjysma e studentëve që blejnë laptop, zgjedhin Mac

Prej 87 për qind të blerësve potencial, 47 për qind planifikojnë të blejnë një lloj MacBook. Figura që u prezantua gjatë vikendit shënon edhe një rekord historik për Apple dhe gjithashtu ka ndikuar që konkurrenca të pësojë rënie, ku Dell tani përfshihet në planet e studentëve me vetëm 12 për qind ndërsa HP me 11 për qind.

Pronësia ekzistuese gjithashtu anon mjaft shumë në favor të Mac-ve. MacBook-ët janë kontingjenti më i madh i laptopëve dhe kanë 27 për qind të pjesës së laptopëve për studentë, më pas është Dell me 24 për qind dhe HP me 14 për qind. Pjesëmarrja e Apple në sektorin e desktopëve është ende e vogël por pavarësisht kësaj ajo ka 14 për qind të tregut, në krahasim me një 45 për qind të kombinuar prej Dell dhe HP.

Studimi nuk shpjegon pse Apple është në rritje, por MacBook Pro i aluminit i madhësië 13 inç ka qenë një prej produkteve me shitjen më të fuqishme qysh prej lansimit dhe si i tillë ai ka shumë veçori të ngjashme me modelet më të mëdha, por kushton më lirë. Jetëgjatësia e baterisë është gjithashtu një faktor që ka ndikuar në shitje.

Lajmet e fundit>