Analiza

Më të mirët e CES 2011

Jan 9 2011
0 Shpërndarje
Më të mirët e CES 2011

Tableti Motorola Xoom
Tabletët Android do të paraqiten me të madhe gjatë vitit 2011, por lideri ka gjasa të jetë edhe ky 10.1 inçësh nga Motorola që fuzionet nga Android 3.0 (Honeycomb). Me Verizon LTE 4G Wireless, 32GB hapësirë magazinimi në bord, një port SD për zgjerim të memories dhe me një micro USB port standard, ky tablet ka gjasa të jetë alternativa më e mirë e mundshme ndaj iPad, të cilin keni qenë duke e pritur.

HTC Thunderbolt

HTC Thunberbolt nuk është një celularë me procesor me dy bërthama, por pasi që përkrahë rrjetin LTE të Verizon, thjeshtë meriton të futet në këtë renditje sepse si i tillë ky celularë së bashku me këtë veçori është konkurrent ndaj Evo 4G të Sprint.

USB kreative ga Casio dhe Olypmpus
Një prej gjërave më të mira këtë vit ishte mungesa pothuajse totale e produkteve digjitale me bazë në CD. Në vend të kësaj shumica e kompanive përdorën USB disqe dhe në këtë aspekt disa prej tyre përdoren edhe një imagjinatë shumë kreative. USB-ja e Olympus duket sikurse një mini DSLR, kurse ai i Casios i ngjason një rikrijimi i të aparatit të saj të debutuar në CES 2011, Tryx.

Sony Ericsson Xperia Arc

Pas debutimit të vonshëm të Xperia 10, kujt i ka shkuar në mendje që Sony Ericsson do të rikthehet me një celularë të shkëlqyer në CES? Xperia Arc është ultra i hollë dhe ka një ekran të shkëlqyer si dhe dalje HDMI që punon pa problem me sistemin operativ më të fundit të Android.

Karrige masazhi

Nëse do të duhej të kërkohej një vend dhe një moment për të justifikuar çmimin prej 4799 dollarë të Human Touch, atëherë CES 2011 do të ishte zgjidhja. Një aplikacion për iPad dhe iPhone është i parapërgatitur që të komunikojë me karrigen dhe t’i jap instruksione të rutinore për masazh.

Kamera e vëzhgimit nga TP-Link

Shumë kamera të lira të rrjetit ju mundësojnë që prej së largu të monitoroni shtëpinë, zyrën, fëmijën tuaj apo çfarëdo tjetër, përmes ueb shfletuesit tuaj. Por për njerëz që janë serioz rreth sigurisë, TP-Link Wireless Pan/Tilt Surveillance Camera ofron veçori të kontrollimit prej së largu që zakonisht i shihni vetëm në filma. Ju mundëson ta rrotulloni, afroni pamjen dhe ndërroni këndin e shikimit, dhe madje ka edhe një program për kënde të ndryshme të shikimit. Ai ka një çmim prej 299$, por i ka hak falë veçorive të shkëlqyera.

Transmetim Live nga CES
Takuma Iwasa meriton të futet në këtë renditje për shkak të zgjidhjes së tij me pajisje kreative për të bërë transmetim të drejtpërdrejtë të përvojës së tij nga CES, tek miliona shikues anembanë botës.

Alex Wawro nga PCWorld

CES dhe armët elektronike u ndeshën në një skenë interesante dhe madje edhe qesharake kur Alex Wawro nga PCWorld vendosi që ta vë në sprovë efikasitetin e këtyre pajisjeve të vogla.

Tablteti Koncept, MSI Butterfly
MSI Butterfly ka një dizajn kreativ dhe inovativ me një ekran që rrëshqet drejt jush në mënyrë që t’ju ofroj lehtësi në prekje, madje edhe me dhjetë gishtërinj. Ka edhe një tastierë të lidhur me të në një vend sekret të pjesës së prapme të mbajtësit, por diçka tjetër nuk mund të themi sepse është ende një koncept. Mos harroni se konceptet e MSI-së nuk mbesin thjeshtë në letër, por ato bëhen produkte reale madje dhe të jashtëzakonshme, kështu që ka gjasa edhe për një Butterfly.

Lojëra me celularë Android
Celularët Android me procesorë me dy bërthama, sikurse LG Optimus 2X kanë potencial të jashtëzakonshëm për lojëra. Angry Birds apo Fruit Ninja ishin lojëra që sollën përvoja shumë të mira për të pranishmit në CES. Shpresojmë të ketë më shumë tituj në të ardhmen.

Tableti RIM PlayBook
Më në fund u shfaq aty ku duhet tableti i RIM. Ndërfaqja dhe sistemi operativ QNX kanë sjellë përshtypje të mira tek përdoruesit, ndërsa veçoritë si përkrahja e rrjetit 4G të Sprint dhe WiMax Radio të integruar, e bëjnë atë një konkurrent edhe më të fort të tregut të tabletëve.

Shikimi pasiv i përmbajtjeve 3D
Adhuruesit e syzeve të mëdha për shikim të përmbajtjeve 3D ankohen se syzet e polarizuara 3D bëjnë që secili sy të ofrojë një imazh më larg HD-se. Të tjerët thonë se syzet e mëdha aktive për shikim të përmbajtjeve 3D u shkaktojnë kokë dhimbje. Pavarësisht se cili produkt sjellë imazhin më të mirë, njerëzit pëlqejnë më shumë atë që iu mundëson shikim të rehatshëm për më shumë se 5 minuta. Përveç kësaj syzet pasive (të polarizuara) duken më mirë.

Buffalo CloudStor

Buffalo CloudStor sjellë një hapësirë magazinimi prej 2 TerraBajt dhe mundësinë për të transmetuar video drejtpërsëdrejti tek pajisjet tuaja mobile përmes uebit, pa ndonjë pagesë mujore. Çmimi prej 270 dollarë i modelit 2TB është vetëm pak më i lartë sesa abonimi vjetor i para dy vitesh i Dropbox, dhe përveç kësaj ju keni edhe më shumë hapësirë magazinimi.

iBuyPower Erbeus PC
Shtëpiza kompjuterike Erbeus nga iBuyPower, përmes ftohjes me lëngë është dizajnuar që të maksimalizojë potencialin për overclocking të sistemit tuaj, dhe atë përmes dhjetë ftohëseve dhe sistemit të ftohjes me lëngë. Ai është i madh, i qetë dhe është prodhim i vet iBuyPower.

Netgear Push2TV WiDi Adapter

Përditësimi WiDi 2 i Intel ju mundëson që të transmetoni video 1080p pa tela nga një laptop me një çip më të ri të intel, në një HDTV që ose ka WiDi përkrahje të integruar ose ka një adapter WiDi sikurse ai i NetGear Push2TV, apo MainStage nga D-Link.

WiDI Audio

Logitech bëri të ditur se laptopët përmes teknologjisë WiDi do të jenë në gjendje të transmetojnë zë në altoparlantë të jashtëm.

Nëse dëshironi të kuptoni se cilët janë më të dështuarit e CES 2011 atëherë klikoni në këtë link për të vazhduar në në PCWorld.

Lajmet e fundit>