Lajmet

Media Player-i Open Source VLC po kalon një periudhë të mirë

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
Media Player-i Open Source VLC po kalon një periudhë të mirë

Versioni 1.0.0 (i njohur si Golden eye) shton shumë tipare të reja – kryesori ndër të cilët është aftësia për të regjistruar çdo lloj burimi, përfshirë përmbajtjen e ruajtur nga CSS.

Luajta një film në DVD Sony, Spiderman 2 (filmat Sony janë shumë të vështirë për t’u dekoduar, për t’u kthyer në formatin .ps të VLC) në hard disk dhe më pas e luajta këtë fajl në një laptop rrjeti të pajisur me VLC, edhe më parë se kompjuteri i parë të kishte mbaruar konvertimin e diskut.

Enkodimi fillestar është paksa i ashpër, por mund ta rregulloni cilësinë në nivele të DVD-së nëse keni brez të mjaftueshëm. Kini parasysh që DVD-të më të fundit mund të kenë mbrojtje ndaj kopjimit për të ndaluar VLC të bëjë konvertime të tilla, prandaj ju duhet të eksperimentoni paksa.

Mund të vendosni që VLC të transmetojë video nga një fajl apo një DVD si një server dhe një klient tjetër mund ta transmetojë këtë përmbajtje pa pasur nevojë ta dekodojë më parë.
Versioni 1.0.0 mund të luajë përmbajtje me frame një nga një, të pezullojë luajtjen në çast dhe mbështet audio Blu-ray dhe HD.

Përmasa e vogël (17MB) dhe dizajni i vetëpërmbajtur e bëjnë VLC 1.0.0 një zgjedhje mjaft të qëlluar për të manipuluar media të çdo lloji dhe një shkarkim të domosdoshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>