Analiza

Mediat sociale në botë: Sa përqind e botës i përdor

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Mediat sociale në botë: Sa përqind e botës i përdor

rrjete socialePothuajse një në pesë nejrëz në botë përdor rrjetet sociale të paktën një herë në muaj, shifër kjo që pritet të rritet edhe gjatë viteve të ardhshme.

Numri i përdoruesve në rrjete si Facebook, Google+, Instagram apo Twitter, vlerësohet në 1.61 miliardë njerëz sipas të dhënave të eMarketer, një kompani kërkuese marketingu.

Kjo shifër ka shënuar një rritje prej 14.2% krahasuar me atë të vitit 2012 dhe pritet të vazhdojë të rritet me këto ritme edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Deri në vitin 2017, 2.33 miliardë njerëz do t’i përdorin rrjetet sociale, u shpreh kompania. Banka Botërore ka raportuar se numri i njerëzve në botë vitin e kaluar ishte 7.046 miliardë. Kjo do të thotë se tashmë 22.8% e popullsisë së botës i përdor rrjetet sociale të paktën çdo muaj.

Në vitin 2017, pritet që popullsia e botës të arrijë në 7.44 miliardë dhe 31.3% e saj do të përdorë rrjetet sociale, sipas eMarketer.

Kompania ka vënë në dukje gjithashtu se vërtet numri i njerëzve që regjistrohen nëpër rrjete sociale po rritet, por ajo që vërehet tashmë eshtë tendenca për një rënie të kësaj norme.

Për shembull, në vitin 2012 shënohej një rritje prej 17.6% krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që gjatë këtij viti rritja ka qenë 14.2% krahasuar me një vit më parë. Deri në vitin 2017, kjo normë pritet që arrijë në 7.6%.

Rrjeti social Facebook duhet të arrijë në shifrën prej 1.026 miliardë përdoruesish në fund të këtij viti, vlerëson eMarketer. Hollanda është shteti me depërtimin më të lartë të rrjeteve sociale, me 63.5%. Norvegjia renditet e dyta me 63.3%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>